Erdoan: Vendimi i Trumpit për Jerusalemin e fut rajonin në një rreth zjarri

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nënkupton hedhjen e rajonit brenda një rrethi zjarri.

Erdoan iu drejtua qytetarëve nga Aeroporti Esenboa (Esenboğa) përpara nisjes për në Greqi.

Ai u shpreh në lidhje me deklaratën e Trumpit për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit dhe nënvizoi se lideri i Amerikës shpërfilli vendimin e Kombeve të Bashkuara me numër 478, që e quan të pavlefshëm aneksimin e Jerusalemit Lindor në vitin 1980 nga Izraeli dhe shpalljen e tij kryeqytet.

Erdoan rikujtoi se deri më tani asnjë vend përveç Izraelit dhe Amerikës nuk ka hedhur hap që bie ndesh me vendimin e Kombeve të Bashkuara për Jerusalemin dhe shtoi: “Vetëm këto dy vende kanë bërë rezistencë në këtë mënyrë. Nuk është e mundur të kuptojmë se çfarë do të bëjë Z. Trump. Jerusalemi deri tani është parë si një vend i shenjtë i obligimeve fetare të myslimanëve, të krishterëve dhe pjesërisht të hebrenjve. Mesxhidi Aksa për ne (myslimanët) është kibla. Hedhja e një hapi të tillë hedh botën dhe veçanërisht këtë rajon brenda një rrethi zjarri. Ej Trump çfarë do të bësh? Liderët politikë nuk janë për të trazuar por për të pajtuar. Kjo deklaratë e Trumpit është një mikser. Shërben për trazim dhe jo për pajtim”.  

Kreu i shtetit turk tha se si kryesues i organizatës së Bashkëpunimit Islam do të takohen në Stamboll ditën e mërkurë në 13 dhjetor.

Gjithashtu bëri të ditur se është duke vazhduar kontaktet me liderët e vendeve përkatëse në lidhje me këtë çështje.

Lajme të ngjashme