Jëlldërëm: Investimet në Turqi forcojnë tërë rajonin

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Koreja e Veriut duhet ti japë fund tekës për armatim bërthamorë.

Jëlldërëm: Investimet në Turqi forcojnë tërë rajonin

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Koreja e Veriut duhet ti japë fund tekës për armatim bërthamorë.

I gjendur për një vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, Kryeministri Jëlldërëm, u takua në ndërtesën e kryeministrisë me homologun Lee Nak-Yeon.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, të mbajtur pas takimeve kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve, u rikujtua se përjetohet 60-vjetori i marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Koresë së Jugut dhe u theksua se patën mundësinë të vlerësojnë marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha drejtime e tyre.

Jëlldërëm bëri të ditur se u arrit në konsensus që firmat e mëdha dhe të njohura të Koresë së Jugut të zhvillojnë projekte të raja me partnerët turq dhe investimet e drejtpërdrejta të këtyre firmave në Turqi nuk i interesojnë vetëm tregut turk, por i interesojnë edhe 60 vendeve përreth Turqisë me një popullsi prej 1,5 miliardë banorësh dhe të ardhura bruto prej 30 trilion dollarësh.

Ai bëri të ditur se me homologun koreanojugor pati mundësinë të vlerësojë edhe çështjet rajonale.

 

“Bëmë të ditur se dëshira e Koresë së veriut për armatim bërthamor bie ndesh me vendimet e Kombeve të Bashkuara dhe drejtësisë ndërkombëtare dhe shprehëm rëndësinë e dhënies fund të sjelljeve provokuese dhe sigurimin e paqes me rrugën e dialogut. Ne si Turqi në këtë çështje shprehim edhe një herë se jemi pranë Republikës së Koresë” tha Jëlldërëm.

Në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tilla ndërkombëtare si G20 Koreja e Jugut dhe Turqia veprojnë së bashku dhe të dyja vendet punojnë ngushtë me njëra tjetrën.

“Biseduam në mënyrë gjithëpërfshirëse veçanërisht për luftën kundër terrorit dhe problemin e refugjatëve me të cilin përballet Turqia, destabilitetin e përjetuar në Siri, Irak dhe rajon dhe luftën kundër terrorit” tha Jëlldërëm.

Ai tha se me Kryeministrin e Koresë së Jugut, Lee zhvilluan një takim të frytshëm dhe e ftoi atë në Turqi.  

Edhe kryeministri koreanojugor tha se me Turqinë kanë vendosur të punojnë bashkë për vendosjen e paqes në gadishullin korean.

Ai tha se në takime shqyrtuan testin balistik të Koresë së Veriut, bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e ekonomisë, energjisë, transportit dhe infrastrukturës, ndërkohë që të dyja palët shprehën shqetësimin për shkak të testimeve në fjalë.

Lee tha se janë të të njëjtit mendim me Turqinë për sa i përket pastrimit të Koresë së Veriut nga armët bërthamore dhe duke vepruar së bashku me shoqërinë ndërkombëtare të dërgohen mesazhe të fuqishme për zgjidhjen me rrugë paqësore dhe diplomatike të çarmatimit dhe problemit bërthamor të gadishullit korean.  

Ai tha se Turqia është pranë tyre që nga Lufta e Koresë dhe e ka mbështetur udhëheqjen e Seulit gjithmonë përfshi edhe krizën e Koresë së Veriut dhe i shprehu mirënjohjen Turqisë për mbështetjen e dhënë.

Kryeministri koreanojugor duke iu referuar edhe fushave të bashkëpunimit me Turqinë, rikujtoi shembujt e suksesshëm të bashkëpunimit si projekti i Tunelit Evroazia dhe Urën e tretë të Bosforit dhe theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimi për të përfunduar Urën e Çaakkalasë.

Kryeministri Jëlldërëm priti në takim veç e veç edhe përfaqësuesit më të lartë të disa kompanive më prestigjioze të Koresë së Jugut.

Në mbledhjen ku priti përfaqësuesit e firmave që kanë kapital miliarda dollarë, Jëlldërëm shpjegoi mundësitë e investimit në Turqi.

 



Lajme të ngjashme