Dita Botërore e të Drejtave të Gruas, domethënia më e madhe për gruan turke

Data 5 dhjetor, e cila shënon Ditën Botërore të së Drejtave të Gruas, ka një domethënie edhe më të madhe për gruan turke. Sepse kjo datë është njëkohësisht 83-vjetori i njohjes së të drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur për gruan turke...

Dita Botërore e të Drejtave të Gruas, domethënia më e madhe për gruan turke

Data 5 dhjetor, e cila shënon Ditën Botërore të së Drejtave të Gruas, ka një domethënie edhe më të madhe për gruan turke.

Sepse kjo datë është njëkohësisht 83-vjetori i njohjes së të drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur për gruan turke.

Themeluesi i Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, me dëshirën e madhe për të nxitur përparimin e gruas turke në çdo fushë të jetës, u njohu atyre të drejtën “për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur” më datë 5 dhjetor 1934, shumë më herët sesa mjaft vende të zhvilluara perëndimore.

Më 5 dhjetor 1934, numri i vendeve ku gratë gëzonin me ligj të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur deputetë ishte 28, ndërkohë që kjo e drejtë ushtrohej lirshëm vetëm në 17 shtete.

Kur e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur iu njoh grave qytetare të Republikës së Turqisë, këtë të drejtë nuk e kishin madje as gratë në disa shtete të zhvilluara të Evropës së asaj kohe.

Në Francë, gratë e kanë fituar të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në vitin 1944; në Itali më 1945-n, në Greqi më 1952-shin, në Belgjikë më 1960-n dhe në Zvicër më 1971-shin.

Sa i përket të drejtës për të votuar në zgjedhjet bashkiake, gratë turke e kanë fituar atë më datë 20 mars 1930.

Kurse më 1933-shin, gruaja turke ka fituar të drejtën për t’u zgjedhur delegate e këshillave rurale.

E drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur deputete gruas turke iu njoh me ndryshimin kushtetues të 5 dhjetorin 1934. Vetëm pak më shumë se dy muaj më vonë, pas zgjedhjeve legjislative të 8 shkurtit 1935, Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë kishte 18 gra deputete pas seancës konstituive të tij.



Lajme të ngjashme