SHBA – Kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes mes më të mirave në I/ITSEC

Kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes kanë filluar të renditen në mesin e më të mirave në botë...

SHBA – Kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes mes më të mirave në I/ITSEC

Kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes kanë filluar të renditen në mesin e më të mirave në botë.

Pjesëmarrëse në Konferencën e Trajnimit, Simulimit dhe Edukimit Ndërushtarak/të Industrisë (I/ITSEC), organizuar në qytetin Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin gjithashtu disa firma turke.

Në kuadër të konferencës në fjalë, pranuar botërisht si evenimenti më i madh në botë i modelimit, simulimit dhe trajnimit, u bënë publike edhe rezultatet e konkursit të përvitshëm të Revistës së Simulimit dhe Trajnimit Ushtarak (MS&T), një nga publikimet më të rëndësishme në botë të industrisë së simulimit dhe trajnimit ushtarak.

Mes finalistëve për Çmimet e Industrisë së Simulimit dhe Trajnimit 2017 u rendit edhe firma turke BITES, që operon në industrinë e mbrojtjes dhe atë të aviacionit.

Çmimi i Finalistit iu dorëzua drejtorit të përgjithshëm të BITES-it, Ugur Coskun.



Lajme të ngjashme