Erdoan: Do të thajmë moçalet e terroristëve, do ti shfarosim nga Iraku e Siria

Presidenti dhe Kryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u shpreh në lidhje me skandalin e stërvitjes së NATO-s.

Erdoan: Do të thajmë moçalet e terroristëve, do ti shfarosim nga Iraku e Siria

Presidenti dhe Kryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u shpreh në lidhje me skandalin e stërvitjes së NATO-s.

“Edhe ju e ndoqët paturpësinë e shfaqur në stërvitjen e NATO-s në Norvegji. Ka disa gabime që nuk i bëjnë budallenjtë por i bëjnë të poshtrit. Kjo është një ngjarje e tillë. Me fuqizimin e Turqisë, rrjedhimisht përshkallëzohet dhuna e dyndjeve ndaj nesh. Këtë paturpësi që më mori në shënjestër mua dhe themeluesin e Republikës së Turqisë, Gazi Mustafa Kemal Ataturk, e kuptoj si një shfaqje të shtrembërimit, ekzistencën e të cilën e kemi parë prej një kohe brenda NATO-s” tha Erdoan.

Ai theksoi se besueshmëria e NATO-s është në gjendjen e vënies në pyetje për të gjitha vendet anëtare.

Presidenti Erdoan në lidhje me luftën kundër terrorit tha se do të shpëtojnë Afrinin në Siri dhe do t’ia dorëzojnë Menbixhit banorëve të tij të vërtetë.

“Me Operacionin Mburoja e Eufratit u pa qartë çdo gjë. Në procesin në vijim do të hedhim të njëjtat hapa në Idlib. Do të hedhim të njëjta hapa në Afrin. Ne do të kërkojmë llogari nga të gjithë ata që bëjnë ngacmimin dhe kërcënimin më të vogël ndaj nesh” tha kreu i shtetit turk.

Ai theksoi se do të pastrojnë edhe rajonet e tjera të Sirisë nga organizatat terroriste dhe shtoi: “Ne do të thajmë të gjitha moçalet (streha e terroristëve) në Irak me në krye Kandilin, që përdoren për aktivitete terroriste kundër vendit tonë. Nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj lojërave që luhen në Libi. Ne do të punojmë me gjithë fuqinë për të penguar grindjet mes vëllezërve që mundohen të nxjerrin në Gjirin Persik dhe do të shuajmë të gjitha tensionet sektare që nxirren për të ndezur zjarrin në këtë rajon” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

 


Lajme të ngjashme