Erdoan: Do të mbrojmë trashëgiminë tonë, nuk ka vend për struktura vertikale

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në një fjalim drejtuar prefektëve dhe kryetarëve të bashkisë, tha se nuk do të lejojnë strukturat vertikale.

Erdoan: Do të mbrojmë trashëgiminë tonë, nuk ka vend për struktura vertikale

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në një fjalim drejtuar prefektëve dhe kryetarëve të bashkisë, tha se nuk do të lejojnë strukturat vertikale (rrokaqiell).

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në programin ‘Gjallërimi i Trashëgimisë Kulturore’.

Ai tha se qytetet janë pushtuar nga ndërtimet pa leje dhe pa shije.

“Unë i lutem prefektëve tanë dhe kryetarëve tanë të bashkisë të mos lejojnë këto struktura vertikale në rrethet dhe nënprefekturat tona. Në këtë çështje, në botëkuptimin tonë arkitekturor qëndron arkitektura e shtrirë (paralel). Duhet të përqendrohemi tek kjo. Në përjashtim të gjendjeve të jashtëzakonshme, nëse përqendrohemi tek kjo, do të vini re se qytet tona janë shumë më të bukura dhe shumë më ndryshe. Ne nuk mund të lejojmë më që ndërtesat e shëmtuara të ndotin qytetet tona. Ne nuk duhet të lejojmë dyndjen e ndërtesave të shëmtuara në fshatrat tona në bregoret tona” u shpreh Erdoan.

“Ne do ti dalim për zot historisë sonë. Ne do të fuqizohemi me historinë tonë. Të ardhmen do ta ndërtojmë mbi këto vepra” u shpreh Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.



Lajme të ngjashme