Stamboll – Policia arreston 93 shtetas të huaj të dyshuar për lidhje me DAESH-in

Policia turke ka arrestuar 93 shtetas të huaj të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DAESH, njoftoi të premten agjencia zyrtare turke e lajmeve "Anadolu Agency"...

Stamboll – Policia arreston 93 shtetas të huaj të dyshuar për lidhje me DAESH-in

Policia turke ka arrestuar 93 shtetas të huaj të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DAESH, njoftoi të premten agjencia zyrtare turke e lajmeve "Anadolu Agency" (AA).

"Midis shtetasve të huaj të arrestuar, 11 ishin sirianë", theksoi AA-ja.

Një ditë më parë, policia bëri me dije se kishte arrestuar në kryeqytetin Ankara 101 persona të tjerë të dyshuar për lidhje me DAESH-in.

Organizata terroriste DAESH ka marrë përsipër autorësinë e një sërë sulmeve në Turqi gjatë vitit 2015 dhe 2016, ku autoritetet kanë bërë rregullisht bastisje kundër mbështetësve të dyshuar të grupit terrorist në vend duke arrestuar mijëra persona.



Lajme të ngjashme