Lannoo: BE-ja dhe Turqia janë politikisht shumë të rëndësishme për njëra-tjetrën

“Bashkimi Evropian dhe Turqia janë politikisht shumë të rëndësishme për njëra-tjetrën”, deklaroi Karel Lannoo, president i Qendrës për Studime të Politikave Evropiane...

Lannoo: BE-ja dhe Turqia janë politikisht shumë të rëndësishme për njëra-tjetrën

Karel Lannoo, president i Qendrës për Studime të Politikave Evropiane (CEPS), një institucion mendimi (think tank) me seli në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, vuri në pah se Turqia është rritur ekonomikisht dhe se “ekzistenca e marrëdhënieve pozitive në aspektin ekonomik është në dobi të së dyja palëve (Turqi dhe BE).

Duke folur për intensifikimin e vizitave zyrtare ndërmjet Turqisë dhe BE-së gjatë periudhës në vijim, Karel Lannoo deklaroi se bisedimet e planifikuara sinjalizojnë zhvillime pozitive.

“Tensionimi, që krijohet hera-herës në marrëdhëniet politike ndërmjet palëve, nuk pasqyrohet në ekonomi. Marrëdhëniet ekonomike vijojnë ecurinë e tyre normale. Bashkimi Evropian dhe Turqia punojnë së bashku prej vitesh të gjata në çështje ekonomike të ndryshme, siç është edhe Unioni Doganor”, tha ai.

Lannoo theksoi se ekonomia turke vazhdon të ketë një ecuri të mirë dhe ekzistenca e marrëdhënieve pozitive në aspektin ekonomik është në dobi të së dyja palëve.

Kreu i CEPS-it cilësoi gjithashtu se stabiliteti ekonomik i Turqisë është motor shtytës për zhvillimin ekonomik në këtë vend.

“Nëse ekonomia përkeqësohet, atëherë rritet edhe probabiliteti i destabilitetit politik. Pra, në një farë mënyre, zhvillimi ekonomik fuqizon njëherësh edhe stabilitetin politik”, u shpreh ai.

“Bashkimi Evropian dhe Turqia janë politikisht shumë të rëndësishme për njëra-tjetrën”, shtoi Karel Lannoo duke nënvizuar se marrëdhëniet ekzistuese duhet të zhvillohen e përforcohen akoma më shumë.



Lajme të ngjashme