Erdogan: Ataturku, simboli i lirisë dhe pavarësisë së kombit turk

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten se Mustafa Kemal Ataturku është simboli i lirisë dhe pavarësisë së kombit turk...

Erdogan: Ataturku, simboli i lirisë dhe pavarësisë së kombit turk

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten se Mustafa Kemal Ataturku është simboli i lirisë dhe pavarësisë së kombit turk.

Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e organizuar në Qendrën Popullore të Kongreseve dhe Kulturës në Bestepe të Ankarasë me rastin e 79-vjetorit të vdekjes së Ataturkut, themelues i Republikës së Turqisë.

Kreu i shtetit turk rikujtoi se në periudhat e vështira të shekullit të kaluar, çdo vend ka nxjerrë një lider, sipas kushteve dhe nevojave të veta, për të kërkuar lirinë nën udhëheqjen e tij.

“Vetëm shumë pak nga këta liderë u kanë dhuruar vendeve të tyre fitoret dhe sukseset e dëshiruara. Nuk ka aspak dyshim që Ataturku është pikërisht një nga këta liderë”, tha ai.

Më pas, Erdogan u ndal mbi rëndësinë, që Ataturku i kushtonte gjeografisë së zemrave, duke theksuar se detyra e tyre është t’i dalin zot kësaj trashëgimie.

Lideri turk vuri në pah se është e pamundur që Pakti Kombëtar i 1920-s, ku u përcaktuan kufijtë e hapësirës gjeografike të zemrave, si dhe zhvillimet e sotme në Irak e Siri, të mendohen veçmas njëra-tjetrës.

“Ne kemi për detyrë që t’i dalim zot sërish Paktit Kombëtar. Nëse përballemi me provokime nga kufijtë tanë të Paktit Kombëtar, që përfshin edhe kufijtë tanë të sotëm jugorë, në rast se vendi ynë sulmohet nga brendësia e atyre kufijve, atëherë ne këtu s’kemi luksin t’u themi: Bujrëm, vazhdoni”, nënvizoi Erdogan.

Ai tërhoqi vëmendjen në vijim mbi korridorin terrorist në veri të Sirisë, për formimin e të cilit po bëhen me ndërhyrjen edhe të fuqive të huaja.

“Ne do t’u shuajmë entuziazmin jo vetëm atyre, që i kanë vënë zjarrin rajonit tonë duke e bërë atë copë e çikë me dhimbje të padurueshme, por edhe atyre, që kërkojnë dhe përpiqen të përfshijnë gjithashtu vendin tonë në të njëjtin proces”, garantoi presidenti turk.

Erdogan theksoi edhe një tjetër herë nismat e fuqive të huaja për të copëtuar hapësirën gjeografike të Lindjes së Mesme.

“Kohëve të fundit po na mëshojnë kaq fort, saqë i kanë konsumuar thuajse të gjitha mjetet që disponojnë. Tashmë janë ekspozuar. Dolën hapur edhe qëllimet, edhe aktorët e rrethimit terrorist, që po tentojnë të formojnë përgjatë kufijve tanë. Tanimë përpara Turqisë, vend i cili ka prishur kaq shumë lojëra, ka mundësi dhe horizonte krejt të ndryshme”, tha ndër të tjera Presidenti Erdogan.



Lajme të ngjashme