Erdoan: Punojmë natë e ditë për të lartësuar Republikën e Turqisë, trashëgimi e Ataturkut

Në mbarë vendin po zhvillohen ceremoni përkujtimi në 79-vjetorin e vdekjes së liderit të madh, Mustafa Kemal Ataturk.

Erdoan: Punojmë natë e ditë për të lartësuar Republikën e Turqisë,  trashëgimi e Ataturkut
Paria shtetërore turke vendosi kurorë me lule në mauzoleun e Ataturkut
Paria shtetërore turke vendosi kurorë me lule në mauzoleun e Ataturkut

Në 79-vjetorin e vdekjes, themeluesi i Republikës, lideri i madh Mustafa Kemal Ataturk, u përkujtua me ceremoni shtetërore të organizuar në varrin monumental, Anëtkabir.

 

Në mbarë vendin po zhvillohen ceremoni përkujtimi në 79-vjetorin e vdekjes së liderit të madh, Mustafa Kemal Ataturk.  

Adresa e parë e ceremonive në Ankara, ashtu si çdo vit, ishte Anëtkabiri (Anıtkabir).

Paria shtetërore vendosi kurorë me lule në mauzoleun e Ataturkut.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) nënshkroi Fletoren e Posaçme të Anëtkabirit.

“Në 79-vjetorin e vdekjes evokojmë edhe një herë me rahmet, nderim dhe respekt komandantin e madh të Luftës Çlirimtare dhe themeluesin e republikës tonë, presidentin e parë Gazi Mustafa Kemal Ataturk. Në bazë të objektives për ta ngritur Turqinë në nivelin e civilizimeve moderne, ne vazhdojmë të punojmë ditë e natë për Turqinë, që e shohim si një nga trashëgimitë më të rëndësishme që na ka lënë Ataturku. U prehsh në paqe” shkroi presidenti Erdoan.



Lajme të ngjashme