“Tesla Motors” dhe “SpaceX” do të bashkëpunojnë me kompanitë turke

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) priti të mërkurën në Kompleksin Presidencial biznesmenin me famë botërore, emrin pararojë të tregut të makinave elektrike, shefin ekzekutiv (CEO) të kompanisë amerikane “Tesla Motor”, Elon Musk.

milijarder-elon-musk-otkrio-futuristicni-hyperloop-transportni-sistem_trt-bosanski-22548.jpg
elon musk.jpg

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm dhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se në takim u fol për dërgimin në hapësirë të satelitëve Turksat 5A dhe 5B, makinën elektrike që ka në plan Turqia të prodhojë, energjinë e qëndrueshme, si dhe u shkëmbyen mendime mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta ndërmjet firmave turke dhe firmave amerikane “Tesla” dhe “SpaceX”.

Elon Musk erdhi në Turqi në kontekstin e lëshimit në hapësirë të satelitëve Turksat 5A-5B, sqaroi Kallën dhe shtoi: "Në lidhje me këtë sot do të bëhet një marrëveshje me “Airbus”. Edhe ai është një nga nën-kontraktorët e kësaj. Kompania “SpaceX" është firma e tij. Këto ishin çështjet për të cilat biseduam”.

Satelitët Turksat 5A-5B përfaqësojnë një fazë shumë të rëndësishme në procesin kalimtar të Turqisë për të prodhuar satelitët e saj kombëtarë. Kurse sateliti Turksat 6 do të prodhohet i gjithi në Turqi, me mundësitë tona teknologjike”, u shpreh zëdhënësi Kallën. 

Krahas këtyre Presidenti Erdoan bisedoi me Musk edhe për çështjen e automobilit (elektrik) dhe për kompaninë e tij “Tesla”, sqaroi Kallën dhe e vijoi prononcimin me fjalët: "Folëm për investimet teknologjike që janë bërë në Turqi, biseduam për hapat e hedhur në periudhën e fundit. Kompania e Elon Musk është në fakt një kompani e madhe në fushën e energjisë së qëndrueshme. Prandaj biseduam për bateritë e gjeneratës së re, energjinë diellore, energjinë e erës. Trajtuam edhe çështje të tilla, si mund të kapërcehen problemet e trafikut në metropole, duke gërmuar tunele apo orientimin e trafikun drejt nëntokës. Në veçanti shkëmbyem mendime mbi punimet e përbashkëta që firmat “Tesla” dhe “SpaceX” mund të bëjnë me kompanitë turke”.

Pas takimit Musk vizitoi edhe mauzoleun (Anıtkabir), vendi ku ndodhet varri i themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Qemal Ataturku.

Brenda dy orëve Musk postoi dy fotografi në llogarinë e tij në Instagram. Fotografinë e parë ai e postoi me komentin “Ataturk, Mauzoleu”. Fotografia u pëlqye nga më shumë se 500 mijë ndjekës.

Postimi i dytë i Muskut ishte për varrin monumental të Ataturkut.

"Vendosa lule," shkroi Musk në postimin e tij, ndërsa për Ataturkun bëri këtë koment: "Edhe pse kishte tre brinjë të thyera, një mëlçi me vrimë, ai prapë luftoi."

 


Lajme të ngjashme