Portali “Lonely Planet” do të prezantojë Turqinë

Ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe “Lonely Planet”, një media me famë botërore e udhëtimit digjital, është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për promovimin e Turqisë.

İstanbul son 9 ayda 8 milyon turisti ağırladı
turist gemisi.jpg
kapadokya cinli turist.jpg
turist istanbul.jpg
Yabancı turistler İstanbul'dan vazgeçemiyor

Sipas një komunikate me shkrim të Ministrisë, bashkëpunimi me portalin e njohur për guidat e udhëtimeve në botë “Lonely Planet” është kryer në kuadër të projektit “Turkey Home”, një rrjet prezantues ndërkombëtar në median sociale.

Marrëveshja parashikon publikimin në platformat e “Lonely Planet” të tre filmave që janë xhiruar në kuadër të projektit me emrin “Journey Through Turkey” për promovimin e Turqisë në botë.

Videot kanë në fokus bukuritë kulturore, natyrore dhe historike të Turqisë. Macca Sherifi, një prezantues i njohur dhe autor i një blogu udhëtimesh, do ti ftojë shikuesit në Turqi përmes reportazheve dhe përvojës së tij në këtë vend.

Në Stamboll Macca Serifi rrëfen gatimet në rrugë, gjellët kryesore turke si dhe artin osman që vazhdon të ruhet, kurse në Kekova, Maccan do ta shikoni duke provuar kanoen (barkën) në qytetin e fundosur antik.

Paralelisht me pamjet që pasqyrojnë bukuritë e Turqisë shikuesit që kanë në plan të vijnë në Turqi do të kenë mundësi të mësojnë edhe gudiat më të rëndësishme përmes rrëfimit të Sherifit.

Loney Planet” është një nga strukturat mediatike digjitale më të rëndësishme të botës dhe sot numëron mbi 10 milionë ndjekës në të gjitha platformat e medias sociale.

Lonely Planet është vlerësuar edhe me çmimin “Skift”, platforma digjitale me ndërveprimin më të madh në botë. Në llogarinë në TwitterLonely Planet” ka 9 milionë e 9 mijë ndjekës, në Instragram 1,5 milionë dhe në Facebook 1,7 milionë ndjekës.

Me tre filmat që ka xhiruar, “Lonely Planet” do t’ua prezantojë Turqinë mbi 10 milionë njerëzve. 

Përveç promovimit vizual autorët që shkruajnë për Lonely Planet do të përgatisin për Turqinë edhe rreth 20 artikuj, do të organizojë konkurse, kurse në botimin në Angli Lonely Planet do të publikojë 4 artikuj për Turqinë si dhe do të japë reklamën e Turqisë në faqet e saj në internet.



Lajme të ngjashme