Kufiri Turqi-Armeni, instalohet sistemi i monitorimit aktiv me kamera

Për monitorimin aktiv dhe të vazhdueshëm të vijës kufitare të Turqisë me Armeninë, në këtë zonë është instaluar Sistemi Analitik i Sigurisë së Mjedisit...

Türkiye-Ermenistan sınırına kamera sistemi kuruldu 01
Türkiye-Ermenistan sınırına kamera sistemi kuruldu 02

Për monitorimin aktiv dhe të vazhdueshëm të vijës kufitare të Turqisë me Armeninë, në këtë zonë është instaluar Sistemi Analitik i Sigurisë së Mjedisit.

Prefektura Kars rikujtoi përmes një komunikate me shkrim se tenderi i projektit në fjalë është bërë më datë 3 gusht dhe marrëveshja me firmën kontraktuese është firmosur më 17 gusht të këtij viti.

“Montimi dhe stabilizimit i kamerave në vijë kufitare ka përfunduar, ndërkohë që vijojnë fazat testuese dhe funksionalizimi i plotë i sistemit. Me këtë projekt, kostoja e përgjithshme e të cilit do të jetë 2 milionë e 880 mijë lira turke, vija kufitare Turqi-Armeni në Kars do të jetë më e sigurt tashmë duke parandaluar edhe zhvillimet negative, që përjetohen hera-herës në këtë zonë”, theksohet në komunikatën e Prefekturës Kars.

Çfarë është Sistemi Analitik i Sigurisë së Mjedisit?

Qëllimi kryesor është të paralajmërojë rreziqet nga jashtë. Ai klasifikon rreziqet sipas përmasave dhe aktivizon sistemet ose autoritetet përkatëse.

Distanca e zbulimit mund të transferohet në distanca të largëta pa pasur nevojë për energji. Sistemi funksionon si kontrollues dhe monitorues i shumëfishtë i mjedisit. Intervalet e hapësirës së interceptimit mund të shtrihen nga çdo 25 m/zonë deri në çdo 400 m/zonë.

Funksionimi i tij me kapacitet, qëndrueshmëri dhe saktësi të plotë bën që ky sistem të preferohet veçanërisht në fusha të tilla si komplekset ushtarake, siguria kufitare, aeroportet, siguria e sistemeve të energjisë, siguria e tubacioneve të naftës dhe gazit, siguria hekurudhore, siguria e digave, ujësjellësve dhe kanaleve të ujit, por edhe siguria e pronës private.



Lajme të ngjashme