Erdoan pret në Kompleksin Presidencial Elon Musk

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) priti në Kompleksin Presidencial, emrin pararojë të kompanisë gjigande të automobilave dhe kompanisë së studimeve hapësinore Space X, Elon Musk.

Në pritjen ku u shqyrtua edhe çështja e automobilit vendorë ishin të pranishëm edhe Ministri i Industrisë, Teknologjisë dhe Shkencës, Faruk Ëzly (Faruk Özlü) dhe Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Ahmet Arsllan.

Musk erdhi në Turqi me ftesë të Presidentit Erdoan për të marrë pjesë në Global SatShow që do të zhvillohet në Qendrën e Kongreseve Haliç, gjatë  datave 9-10 nëntor.

Në aktivitetin Global SatShow do të marrin pjesë me fjalime autoritete të larta të kompanive të njohura vendase dhe të huaja që punojnë në fushën e mbrojtjes, ajrore, komunikimit dhe hapësirës.

Lajme të ngjashme