Yildirim: Jemi në solidaritet të plotë me vendin mik dhe vëlla, Pakistanin

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëri të ditur se Turqia vlerëson ndjeshmërinë dhe bashkëpunimin që në fillim të vendit mik dhe vëlla, Pakistanit për eliminimin e organizatës terroriste gyleniste struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

Yildirim: Jemi në solidaritet të plotë me vendin mik dhe vëlla, Pakistanin

Kryeministri Jëlldërëm bëri të ditur se falë kësaj janë të bindur që do të marrin fund aktivitetet e kësaj organizate terroriste në Pakistan.

Kryeministri Jëlldërëm dhe Kryeministri i Pakistanit, Shahid Hakan Abbasi, dhanë një konferencë të përbashkët shtypi pas takimeve në Stamboll.  

Jëlldërëm e filloi fjalën e tij duke shprehur ngushëllimet për forcat e sigurisë që humbën jetën në sulmet terroriste në Pakistan më 18 tetor dhe uroi shërim të shpejtë për ata që mbetën të plagosur.

“Me këtë rast i shpreh Pakistanit, një vend mik dhe vëlla se jemi gjithmonë pranë tij në luftën kundër terrorit. Ndërmjet dy vendeve tona ka lidhje solidariteti dhe mbështetjeje në kohë shumë të vështira dhe në çështje reciproke kombëtare” tha Jëlldërëm.

Edhe Kryeministri i Pakistanit, Shahid Hakan Abbasi tha se miqësia dhe vëllazëria ndërmjet Turqisë dhe vendit të tij vazhdon të përforcohet në marrëdhëniet në çdo fushë.



Lajme të ngjashme