Turqia zgjeron rrethin e sigurisë në Siri

Sipas planifikimeve, Mburoja e Eufratit do të vazhdojë duke u zgjeruar edhe më shumë në Siri.

Turqia zgjeron rrethin e sigurisë në Siri

Turqia, që ka filluar operacionin “Mburoja e Eufratit” për të penguar korridorin terrorist dhe kërcënimet në Siri, zgjeron rrethin e sigurisë në këtë vend.

Turqia ka pastruar Azezin, Jerablusin dhe El Babin nga terroristët dhe së fundmi i ka shtuar atyre edhe Idlibin. Tani po numërohen ditët për pastrimin e Afrinit dhe Menbixhit.

Sipas planifikimeve, Mburoja e Eufratit do të vazhdojë duke u zgjeruar edhe më shumë.

Do të krijohet një korridor i sigurt në linjën Azez-Jerablus-Bab-Idlib. Me pastrimin e Afrinit dhe Menbixhit nga terroristët e PYD-së që është fraksioni i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, Turqia do të sigurojë rregull në një pjesë të madhe të kufirit 911 kilometra të gjatë me Sirinë, përkatësisht 511 kilometrat e gjithë kufirit që ka me këtë vend.



Lajme të ngjashme