Turqi – Kapen 353 emigrantë klandestinë

Në operacionet e fundit forcat turke të rendit kanë kapur 353 klandestinë dhe refugjatë në përpjekje për të shkuar me rrugë të paligjshme në Greqi e Bullgari.

Turqi – Kapen 353 emigrantë klandestinë

Forcat turke të sigurisë bënë operacione kundër emigracionit të paligjshëm në nënprefekturat Foça, Çeshme (Çeşme), Seferihisar dhe Dikili.

Në këto operacione u kapën 244 emigrantë me shtetësi të ndryshme.

Pas përfundimit të veprimeve në Komandën e Rojës Bregdetare, klandestinët u dërguan për në Qendrën e Pranimit dhe Strehimit të Emigrantëve në Harmandalı, e varur kjo nga Drejtoria Rajonale e Migracionit në Izmir.

Ndërkaq në Edirne janë kapur 109 emigrantë klandestinë dhe refugjatë të tjerë ndërsa tentonin të kalonin me rrugë të jashtëligjshme në Greqi dhe Bullgari.

Në fshatrat Orhanije (Orhaniye), Jenikadën (Yenikadin) dhe Bostankëj (Bostanköy) të varura nga nënprefektura Qendër e Edirnesë dhe në nënprefekturat Havsa, Uzunkëpry (Uzunköprü), Meriç dhe Ipsala të Edirnesë forcat e rendit kishin identifikuar klandestinë dhe refugjatë me shtetësi siriane, pakistaneze, afgane dhe iraniane që po përgatiteshin të kalonin kufirin me rrugë të jashtëligjshme për të shkuar në Greqi dhe Bullgari.

Emigrantët e paligjshëm dhe refugjatët e kapur nga ekipet turke u dërguan për të kryer veprimet e nevojshme në Drejtorinë e Menaxhimit të Migracionit në Edirne.



Lajme të ngjashme