Turqia dhe Rusia bisedojnë për transferimin e teknologjisë së prodhmit të sistemeve S-400

Pas marrëveshjes së arritur për blerjen e sistemeve të mbrotjes antiraketë S-400 kanë filluar edhe bisedimet për transferimin e teknologjisë së prodhimit të tyre në Turqi.

Turqia dhe Rusia bisedojnë për transferimin e teknologjisë së prodhmit të sistemeve S-400

Rusia dhe Turqia janë duke biseduar në lidhje me transferin e teknologjisë për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov deklaroi se mes Rusisë dhe Turqisë janë duke u zhvilluar bisedimet në nivel ekspertësh në lidhje me transferimin në Turqi të teknologjisë së prodhimit të sistemeve S-400.

I pyetur se a do ti transferojë Rusia Ankarasë teknologjinë për prodhimin e përbashkët në territoret turke të sistemeve S-400, Peskov tha: “Mund të them vetëm se kontaktet dhe bisedimet në lidhje me këtë çështje janë duke u zhvilluar në nivel ekspertësh”.

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në lidhje me sistemet S-400 kishte deklaruar se me Rusinë kanë arritur në marrëveshje në parim për prodhimin e përbashkët të këtyre sistemeve.

Çavushollu kishte thënë se propozimin për prodhim të përbashkët e kishte bërë personalisht Presidenti Vladimir Putin.



Lajme të ngjashme