Kryeministri Yildirim do të vizitojë Irakun

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, në përgjigje të interesit të gazetarëve pas namazit të xhumasë, tha se ka marrë një ftesë për vizitë nga Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi...

Kryeministri Yildirim do të vizitojë Irakun

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim (Binali Yıldırım), në përgjigje të interesit të gazetarëve pas namazit të xhumasë, tha se ka marrë një ftesë për vizitë nga Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi.

Kryeministri Yildirim tha se po punojnë mbi përmbajtjen dhe datën e ftesës së Abadit për të vizituar Irakun.

Yildirim dha informacione edhe në lidhje me praninë ushtarake turke në kampin Bashika të Irakut.

“Ushtarakët ndodhen atje për të trajtuar trupat lokale që do të marrin pjesë në luftën kundër DAESH-it. Duke qenë edhe Iraku është një vend që lufton me DAESH-in, duke qenë se muxhahidët, gardistët Ninova (Ninawa) kryejnë një detyrë të rëndësishme në këtë përpjekje, atëherë mendojmë se kjo nuk duhet përbëjë problem mes nesh”, u tha Yildirim gazetarëve.

Turqia zhvillon një luftë efektive kundër terrorit,- theksoi Yildirim dhe shtoi: “Për këto çështje duhet të kemi një bashkëpunim më të afërt me qeverinë e Irakut. Mendojmë se marrëdhëniet me qeverinë e Irakut do ti zhvillojmë më shumë këtej e tutje pas referendumit të jashtëligjshëm për pavarësi mbajtur më 25 shtator në administratën rajonale kurde (KRG), që për ne është një veprim i papranueshëm.”

“Ushtarët tanë dhe të Irakut bëjnë stërvitje të përbashkët. Përveç këtyre kemi edhe masa të tjera për të marrë dhe të cilat me përfundimin e përgatitjeve do të hyjnë në fuqi hap pas hapi”, përfundoi shefi i qeverisë turke.

 


Lajme të ngjashme