Erdogan: Një operacion serioz po ndërmerret në qytetin Idlib të Sirisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njëherësh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillimi (Partia AK) në pushtet, njoftoi se një operacion serioz po ndërmerret në qytetin Idlib të Sirisë...

Erdogan: Një operacion serioz po ndërmerret në qytetin Idlib të Sirisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njëherësh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillimi (Partia AK) në pushtet, njoftoi se një operacion serioz po ndërmerret në qytetin Idlib të Sirisë.

“Hapësirën, që hapën për vete në rajonin tonë me anë të operacionit ‘Mburoja e Eufratit’, tashmë po përpiqemi ta çojmë përpara me një hap të ri për të garantuar sigurinë e Idlibit. Sot, fjala bie, një operacion serioz po ndërmerret në Idlib dhe do të vazhdojë”, deklaroi kreu i shtetit turk gjatë fjalimit të hapjes së Takimit të 26-të Konsultativ dhe Vlerësues të Partisë AK, në provincën Afyonkarahisar, duke theksuar se situata aktuale e krizës së sigurisë në Siri është e qartë.

Sidoqoftë – vijoi Erdogan – ne s’mund t’u themi “vdisni ose mbijetoni” vëllezërve tanë, që arratisen nga Halepi dhe strehohen në Idlib.

“Ne kemi për detyrë t’u zgjasim dorën atyre dhe tani ky hap është bërë, po vazhdon”, shtoi ai.

Lideri turk nënvizoi se Turqia nuk do të lejojë kurrë formimin e një korridori terrorist përgjatë kufirit (të saj) me Sirinë dhe bëri me dije se iniciativa të reja do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje pas operacionit në Idlib.

“Kushdo që përbën kërcënim për Turqinë, brenda apo jashtë vendit, ne s’do t’u urojmë ‘mirëseardhjen’. Përkundrazi, me lejen e Allahut, ne do të dimë t’i shtypim kudo që të jenë kur ata të vihen në veprim. Në çastin që e arrijmë këtë, atëherë do të jemi edhe Turqi e fuqishme. Tashmë i kemi bërë dhe do t’i bëjmë hapat për këtë”, u shpreh presidenti turk.

Më tej, Erdogan u ndal mbi referendumin e jashtëligjshëm, mbajtur më 25 shtatori në administratën rajonale kurde të Irakut (KRG).

“E them hapur dhe qartë: S’do të nxjerrësh asnjë rezultat nëse vazhdon me këtë qasje e botëkuptim. Vetëm një gjë mund të bësh, të kthehesh në pikënisje. Në rast se nuk kthehesh në pikënisje, atje do të ndëshkohesh me vetmi dhe do të humbasësh gjithçka zotëron, të gjitha shanset”, paralajmëroi ai.

Presidenti foli gjithashtu për projektin e Kanalit të Stambollit duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishëm për Turqinë.

“Sikurse kanalet e Suezit dhe Panamasë, me Kanalin e Stambollit ne do t’i drejtohemi botës si një markë e re”, tha Erdogan.

Nga ana tjetër, kur u pyet nga një gazetar nëse ushtria turke ishte prezente në Idlib, kreu i shtetit u përgjigj se aktualisht këtë punë po e kryen Ushtria e Lirë Siriane (FSA) dhe se Turqia ende ne ka trupa atje.

“Rusia po ofron mbështetje ajrore, kurse Forcat e Armatosura të Turqisë po e mbështesin nga brenda kufijve të vendit”, sqaroi Presidenti Erdogan.



Lajme të ngjashme