Bursa e Moskës gati të nisë transaksionet me lirën turke

Bursa e Moskës do të nisë transaksionet përmes lirës turke duke filluar nga viti 2018...

Bursa e Moskës gati të nisë transaksionet me lirën turke

Dmitry Piskulov, shef i Departamentit të Tregtisë Valutore të Bursës së Moskës, njoftoi të shtunën se ideja e përdorimit të njësisë monetare turke në veprimet e bursës është pjekur si konkluzion i konsultimeve ndërmjet bankave më të fuqishme të Turqisë dhe Rusisë.

“Një kërkesë për lirën turke është shfaqur duke u bërë gjithnjë e më fortë si rezultat i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Prandaj jemi të mendimit që Bursa e Moskës do të nisë transaksionet përmes lirës turke duke filluar nga viti 2018”, deklaroi ai.

Piskulov shpjegoi se tregtia valutore realizohet në mënyrë të pavarur nga politika. Ai tha se një ndër shembujt më të mirë për këtë rast është vazhdimësia e tregtisë me vëllime të mëdha ndërmjet rublës ruse dhe dollarit amerikan.

Transaksionet në Bursën e Moskës realizohen momentalisht përmes dollarit amerikan, euros, sterlinës britanike, frangës zvicerane, dollarit hongkongas, juanit kinez, rublës bjelloruse dhe tengës kazakistanase.

Krahas lirës turke, Bursa e Moskës pritet të nisë së afërmi transaksionet edhe me jenin japonez.



Lajme të ngjashme