Presidenti i Venezuelës pritet në takim nga Presidenti Erdogan

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro (Nicolas Maduro) zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e priti Presidentin Maduro me ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial.

Para takimit u kënduan himnet e të dyja vendeve.

Më pas Maduro përshëndeti togën e nderit.

Të dy liderët prezantuan delegacionet e tyre.

Në ceremoni ishin të pranishëm ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë, Ahmet Eshref Fakëbaba (Ahmet Eşref Fakıbaba) dhe ministri i Mjedisit dhe Urbanistikës, Mehmet Ëzhaseki (Mehmet Özhaseki).

Pas ceremonisë të dy liderët kaluan në takim kokë më kokë.

Gjatë takimit krahas marrëdhënieve dypalëshe do të bisedohet edhe në lidhje me çështjet rajonale.

Më pas do të kalohet në takim mes delegacioneve, pas të cilit Erdoan dhe Maduro do të organizojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.  

Ndërkohë në kuadër të vizitës u mbajt edhe mbledhja e dytë e Komisionit të Bashkëpunimit Turqi-Venezuelë, e kryesuar nga ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve.

Lajme të ngjashme