Opinionbërësit e Turqisë shprehen në lidhje me referendumin e jashtëligjshëm kurd në veri të Irakut

Disa opinionbërës nga rajonet lindore dhe juglindore të Anadollit ranë dakord se referendumi i jashtëligjshëm për pavarësi i administratës rajonale kurde të Irakut, nuk do t’i sjell asnjë dobi rajonit.

Opinionbërësit e Turqisë shprehen në lidhje me referendumin e jashtëligjshëm kurd në veri të Irakut

Opinionbërësit publikuan një komunikatë të përbashkët në lidhje me referendumin e jashtëligjshëm në veri të Irakut.

Disa opinionbërës nga rajonet lindore dhe juglindore të Anadollit, të cilët zhvilluan një takim me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), ranë dakord se referendumi i jashtëligjshëm për pavarësi që u organizua më 25 shtator nga ana e administratës rajonale kurde të Irakut, absolutisht nuk do t’i sjell asnjë dobi rajonit dhe se kjo iniciativë është një lojë e rretheve me ambicie të pabesë.

Lideri i fisit, Ertushi nga Vani, Iskender Ertush (İskender Ertuş), lideri i fisit Kyresyni (Küresünni) nga Vani, Mustafa Kaçmaz, lideri i fisit Tatar nga Shërnaku (Şırnak), Aslan Tatar, lideri i fisit Gojan (Goyan) nga Shërnaku, Hazëm Babat (Hazım Babat) dhe lideri i fisit Kahraman nga Mardini, Hadi Kahraman, pas takimit me Presidentin Erdoan organizuan një konferencë për shtyp në Kompleksin Presidencial.

Komunikata e përbashkët u lexua nga Iskender Ertush.

Ertush falënderoi Presidentin Erdoan për qëndrimin e tij të vendosur për ti dhënë fund të këqijave dhe dhunës që organizata separatiste terroriste PKK i bëri popullatës së këtij rajoni dhe vijoi me këto fjalë: “Ne vëmë theks të fortë në përkrahjen e qëndrimit të Presidentit në lidhje me zhvillimet që jetohen në rajonin tonë dhe përkrahim unitetin, solidaritetin, vëllazërinë dhe vullnetin për integrim përreth të ardhmes tonë të përbashkët”.

Në mes tjerash Ertush tha se “Presidentit Erdoan i bëmë të ditur se nëse është e nevojshme do të mbrojmë me kusht për jetë përballë kërcënimit dhe sulmit më të vogël popullin, flamurin, atdheun dhe shtetin tonë, vlera këto të cilat ne e shohim si nderin tonë”.



Lajme të ngjashme