MPJ turke i përgjigjet deklaratës së ambasadës amerikane

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hysejin Myftyollu (Hüseyin Müftüoğlu) i ka dhënë një përgjigje me shkrim deklaratës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për arrestimin e M.T.

MPJ turke i përgjigjet deklaratës së ambasadës amerikane

Në deklaratën e Ambasadës amerikane pretendohet se (shtetasi me inicialet) M.T. është “staf vendor” i Konsullatës së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Stamboll, shkruan zëdhënësi Myftyollu në përgjigjen e tij dhe shton: “Personi në fjalë, i cili në datën 25 shtator 2017 është ndaluar dhe më pas është arrestuar për veprat penale që kanë lidhje me terrorin, jo vetëm që nuk është staf i regjistruar në listën zyrtare të Konsullatës së Përgjithshme amerikane, por nuk gëzon ndonjë imunitet diplomatik apo konsullor”.

Kurse Zv.kryeministri, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) në lidhje me çështjen tha: “Në qoftë se Ambasada amerikane punëson një person, të cilin Turqia e ka shpallur anëtar të organizatës terroriste, atëherë dëmin më të madh këtu ajo ua ka shkaktuar marrëdhënieve Turqi-Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Në kuadër të hetimit të Prokurorisë së Stambollit për organizatën terroriste FETO është konstatuar që shtetasi me inicialet M.T. para datave 17-25 dhjetor 2013 ka qenë në kontakt me drejtues të lartë të policisë, të dyshuar këta në çështjen gjyqësore FETO, dhe me ish-prokurorin Zekerija Ëz (Zekeriya Öz), i cili është shkarkuar nga detyra më datë 12 maj 2015 dhe sot është në arrati. Të enjten për M.T. ishte vendosur masa e arrestit me burg për veprat penale “tentativë për eliminimin e rendit kushtetues”, “spiunazh” dhe “tentativë për eliminimin e Qeverisë së Turqisë”.

Në deklaratën me shkrim të bërë sot nga Ambasada amerikane pretendohet se M.T. është punonjës lokal i Konsullatës së Përgjithshme amerikane në Stamboll.

 


Lajme të ngjashme