Instituti "Yunus Emre" hap degën e parë në Afrikën Jugore

Instituti “Yunus Emre” vazhdon me promovimin e trashëgimisë kulturore të Anadollit në vende të ndryshme të botës.

Instituti "Yunus Emre" hap degën e parë në Afrikën Jugore

Instituti “Yunus Emre” hapi degën e parë në Afrikën e Jugut.

Në ceremoninë e hapjes në Johanesburg morën pjesë ministri i Arsimit Kombëtar, Ismet Jëllmaz (Ismet Yılmaz) dhe drejtori i Institutit “Yunus Emre”, Prof. Sheref Atesh (Şeref Ateş).

Instituti “Yunus Emre” vazhdon të promovojë trashëgiminë kulturore të Anadollit në vende të ndryshme të botës.

Ky institut hapi një degë edhe në Afrikën e Jugut.

Hapjen zyrtare të degës në Johanesburg, punimet për themelimin e të cilës kishin filluar në vitin 2013 dhe që aktivitet i filloi në vitin 2016, e bënë ministri i Arsimit Kombëtar Ismet Jëllmaz dhe drejtori i Institutit “Yunus Emre” Prof. Sheref Atesh.

Ky institut, i cili do të zhvillojë punime për prezantimin e arsimit në gjuhën turke dhe kulturës turke, ofron shërbime në një godinë historike që ndodhet në Hjuton (Houghton) që është njëra prej lagjeve më prestigjioze të Johanesburgut.

Ministri i Arsimit Kombëtar, Ismet Jëllmaz në fjalën e tij mbajtur në ceremoninë e hapjes tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e prezantimit të kulturës turke.

“Ne do ta prezantojmë Turqinë. Një prej elementëve të promovimit është edhe instituti ‘Yunus Emre’. Në saje të këtyre punimeve të Turqisë në kontinentin e Afrikës do të mbisundojë paqja më shumë se dje”, deklaroi ministri Jëllmaz.

Në kurset verore të gjuhës turke që organizon ky institut janë regjistruar 49 studentë të moshave 7-74-vjeç.



Lajme të ngjashme