Bozdag: Nuk lejojmë cenimin e sigurisë tonë kombëtare

Zëvendëskryeministri Bekir Bozdaë (Bekir Bozdağ) iu përgjigj pyetjeve në një kanal televiziv privat dhe bëri vlerësime në lidhje me rendin e ditës.

Bozdag: Nuk lejojmë cenimin e sigurisë tonë kombëtare

Zëvendëskryeministri Bekir Bozdaë (Bekir Bozdağ) iu përgjigj pyetjeve në një kanal televiziv privat dhe bëri vlerësime në lidhje me rendin e ditës.

Ai ripërsëriti se referendumi i jashtëligjshëm i Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG), mbajtur në 25 shtator, nuk është i vlefshëm nga aspekti i Turqisë dhe ligjit ndërkombëtar.

Bozdaë tha se Turqia në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Kabinetit të Qeverisë vlerësoi këtë hap të hedhur nga KRG pavarësisht fakteve të sipërpërmendura dhe nxori një hartë rrugore duke afruar datën e projektrezolutës për operacion përtej kufirit dhe duke filluar një stërvitje ushtarake në kufi.

Ai rikujtoi se janë pezulluar fluturimet e Erbilit dhe Sulejmanijes dhe Turqia deklaroi se bashkëbiseduesja e Ankarasë është qeveria qendrore e Irakut si dhe shtoi: “Tani qeveria dhe shteti ynë ka vendosur se çfarë qëndrimi do të mbajë dhe çfarë hapi do të hedhë këtej e tutje ndaj Administratës Rajonale Kurde të Irakut. Nëse nuk përjetohet ndonjë ndryshim ato do të vihen në zbatim një e nga një”.

Edhe në lidhje me pyetjen për stërvitjet që vazhdojnë në kufij dhe nëse Turqia do të hyjë apo jo në rajonin Afrin të Sirisë, zëvendëskryeministri u përgjigj duke shpjeguar se problemet që përjetohen në Irak dhe Siri kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me sigurinë kombëtare të Turqisë dhe përmbajnë rreziqe të mëdha që kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Ai rikujtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës veprojnë brenda një kornize bashkëpunimi me organizatën separatiste terroriste PKK dhe zgjatimin e saj në Siri, PYD/YPG dhe ripërsëriti thirrjen ndaj Amerikës që të heqë dorë nga ky gabim.

Ai tha se YPG dhe PKK synojnë që të krijojnë një korridor terrorist në veri të Sirisë dhe shtoi: “Ne nuk lejojmë krijimin e një korridori terrorist pranë nesh. Çdo lloj ndryshimi i bërë në veri të Sirisë në formën “u tha u bë” nuk mund të sjellë asgjë tjetër përveç fatkeqësisë për rajonin”.  

Bozdaë theksoi se ndjekin nga afër çdo lloj ngjarjeje që ndodh në Idlib, Afrin dhe rajon dhe rikujtoi se në Astana janë marrë vendime të rëndësishme dhe janë bërë përgatitje për këtë çështje.



Lajme të ngjashme