Kalin: Turqia nuk pyet asnjë për sigurinë e saj

"Turqia do të ndërhyjë atje dhe atëherë kur ajo e çmon të nevojshme për sigurinë e saj",- tha zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën për televizionin publik TRT.

Kalin: Turqia nuk pyet asnjë për sigurinë e saj

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) aktualitetin e vlerësoi në një program të televizionit “TRT Haber”. 

"Turqia do të ndërhyjë atje dhe atëherë kur ajo e çmon të nevojshme për sigurinë e saj", tha Kallën për një operacion të mundshëm në Afrin.

Kallën bëri sqarime edhe lidhur me arrestimin për ‘spiunazh’ të një punonjësi vendas në Konsullatën e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Stamboll.

“Çdo vend kujdeset për interesat e veta në marrëdhëniet e tij ndërkombëtare”, u shpreh zëdhënësi.

Metin Topuz, punonjës turk në Konsullatën e Përgjithshëm të ShBA-së në Stamboll, është ndaluar për “Tentativë për eliminimin e rendit kushtetues”; “Tentativë për të Siguruar për qëllime spiunazhi politik apo ushtarak i dokumenteve, që për nga natyra dhe përmbajtja duhet të mbeten sekret në aspektin e sigurisë së shtetit apo për interesat e brendshme dhe të jashtme të vendit” dhe për “Tentativë për të eliminuar qeverinë e Republikës së Turqisë”.

 


Lajme të ngjashme