Erdogan-Putin: Të ruhet integriteti territorial i Irakut dhe Sirisë

Presidenti Erdoan dhe homologu rus Vladimir Putin, i cili erdhi sot në Ankara për një vizitë pune, mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi pas takimeve kokë më kokë dhe mes delegacioneve.

Putin Erdoğan.jpg
Erdoğan.jpg
Erdoğan-Putin.jpg
Takimi Putin-Erdogan
Takimi Putin-Erdogan

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin të enjten erdhi për një vizitë zyrtare në Ankara për t’u takuar me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan). Të dy liderët biseduan për situatën në Siri, marrëdhëniet tregtare dhe rritjen e fluksit turistik.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se ishte i kënaqur që marrëdhëniet me Rusinë po bëheshin gjithnjë e më të forta.

Erdoani dhe Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i cili gjendej në Ankara për një vizitë pune, mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi pas takimeve kokë më kokë dhe mes delegacioneve.

Duke deklaruar se në takim kishin biseduar për marrëdhëniet rajonale dhe dypalëshe, Erdogan vuri në dukje se tregtia dhe turizmi përbënin shtyllën kurrizore të marrëdhënieve dypalëshe.

Presidenti Erdoan theksoi se në shifrat e këtyre dy sektorëve është shënuar një rritje serioze në 7 muajt e parë të vitit dhe nënvizoi se disa vonesa që janë konstatuar në projektet e energjisë, si gazsjellësi “Rryma Turke” dhe centrali bërthamor në Akkuyu do të shmangen me shpejtësi.

Me Rusinë jemi të një mendimi për sa i takon tërësisë territoriale të Sirisë dhe Irakut”,- u shpreh Erdoan, ndërsa vuri theksin në nevojën e parandalimit të gabimeve edhe më të rënda duke iu referuar referendumit të jashtëligjshëm që mbajti të hënën administrata rajonale kurde e Irakut (KRG) pavarësisht të gjitha paralajmërimeve të bëra.

"Askush nuk ka të drejtë ti vërë zjarrin rajonit tonë," tha Erdoan.

Në takimin me Putin trajtuam edhe punimet që bëhen në rajonet jokonfliktuale, të cilat janë krijuar në Idlib të Sirisë, tha Erdoan duke shtuar se kishin rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit për zgjidhjen politike të krizës siriane. Presidenti Erdoan sinjalizoi rritje në periudhën e ardhshëm të bashkëpunimit dhe kontakteve me administratën e Moskës për Sirinë.

Kurse presidenti mysafir, Vladimir Putin theksoi se në takimin me Erdoanin çështjet bilaterale dhe rajonale ishin trajtuar me sinqeritet dhe në mënyrë konstruktive.

Me Erdoanin vlerësuam edhe pikën e arritur në samitin e të 6-të të Astanës, mbajtur në fillim të muajit në lidhje me krizën siriane, ku biseduam për vështirësitë në zonat jokonfliktuale që janë caktuar dhe për rrugëdaljet, tha Putin. 

“Iniciativa për krijimin e këtyre rajoneve jokonfliktuale lindi në takimin që zhvilluam me Zotin Erdoan në muajin maj të këtij viti në Soçi. Punimet për realizimin e këtyre rajoneve jonfliktuale ishte me të vërtetë e vështirë. Ishte e vështirë si në aspektin e palëve të konfliktit në Siri, ashtu edhe për Rusinë, Turqinë dhe Iranin, si vende garantuese të Procesit të Astanës. Por pavarësisht të gjitha këtyre vështirësive, arritëm një sukses të rëndësishëm. Ky sukses u bë i mundur në mënyrë të veçantë falë nismave dhe vullnetit të mikut tim Zotit Erdoan”, shtoi Putin.

Lideri rus kërkoi mbështetje ndaj përpjekjeve që bëhen për ti dhënë fund luftës së vëllait kundër vëllait dhe për neutralizimin e terroristëve në këto rajone. 

Lidhur me qëndrimin e Moskës ndaj referendumit mbajtur të hënën nga administrata rajonale kurde e Irakut (KRG) Putin iu referua deklaratës që ka bërë më herët Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në formën ‘respektojmë tërësinë territoriale të Irakut’. 

Duke deklaruar se vëllimi i tregtisë dypalëshe është rritur ndjeshëm në 7 muajt e parë të vitit, Putini vuri në dukje se numri i turistëve rusë që kanë ardhur këtë vit në Turqi është rritur 11 herë dhe ka arritur në 2,5 milionë.

Me Erdoanin biseduam edhe për situatën e projekteve ekzistuese në fushën e energjisë dhe ramë dakord për realizimin e tyre në kohën e duhur, përfundoi udhëheqësi rus.

 


Lajme të ngjashme