Bozdag për referendumin në Irak: Barzani po luan me zjarrin

Nga Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozda erdhi një reagim shumë i ashpër për kreun e Administratës Rajonale Kurde të Irakut, Mesut Barzani.

Duke bërë të ditur se Barzani po luan me zjarrin, ai përdori shprehjen “Ky zjarr në fillim do të djegë atë, pastaj ata që e kanë mbështetur atë”.

Bozda i bëri thirrje Barzanit të sillet me bonsens dhe shtoi: “Shteti i Republikës së Turqisë kërkon anulimin e referendumit jo shtyrjen e tij. Shtyrja do të thotë pranimi për zhvillimin përsëri në një datë të mëtejshme. Ne kërkojmë anulimin me kushtin që të mos përsëritet më. Pasi një referendum i tillë do të bëhet shkak për shqetësime të mëdha sot ose në një kohë tjetër, do të bëhet shkak për zjarre të pashueshme dhe do të bëhet shkak për tragjedi”.

Insistimi i Barzanit për referendum në veri të Irakut ishte edhe në rendin e ditës së Zëvendëskryeministrit Fikri Ëshëk (Fikri Işık).

Ëshëk iu përgjigj pyetjeve të medias në Dijarbakër (Diyarbakır) dhe tha se referendumi nuk do të sjellë asnjë të mirë për popullin e rajonit.

Lajme të ngjashme