IHH vazhdon ndihmat edhe me shërbime mjekësore për myslimanët e Arakanit

Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH), në kuadër të punimeve që zhvillon për ndihmat emergjente, filloi të japë shërbime shëndetësore për myslimanët e Arakanit të strehuar në Bangladesh.

IHH vazhdon ndihmat edhe me shërbime mjekësore për myslimanët e Arakanit

Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH), në kuadër të punimeve që zhvillon për ndihmat emergjente, filloi të japë shërbime shëndetësore për myslimanët e Arakanit të strehuar në Bangladesh.

Sipas deklaratës së bërë nga IHH, rreth 1 mijë myslimanë të Arakanit që janë detyruar të arratisen në Bangladesh kaluan nga një vizitë mjekësore dhe më pas atyre iu dorëzuan ilaçe për të cilat ndjenin nevojë.

Ndërsa 45 pacientë të sëmurë rëndë u dërguan për tu kuruar në spital.

Koordinatori për media i IHH-së, Mustafa Ozbek tha se në ndihmat që do të bëhen këtej e tutje do ti jepen më shumë peshë punimeve shëndetësore dhe do të vazhdojnë aktivitetet e ndihmës pa e ulur shpejtësinë.

Me mbështetjen e bamirësve, IHH ndau gjithashtu ndihma ushqimore për 9 mijë e 525 familje, materiale kuzhine dhe jetësore për 2 mijë e 50 familje, ndihma në para për 2 500 familje, veshje për 3 800 familje, ushqim të ngrohtë për 4 mijë familje, kuti me pajisje higjenike për 150 familje, materiale të nevojshme për ndërtimin e shtëpive për 100 familje si dhe bambu që përdoren përsëri për ndërtimin e shtëpive për 200 familje.

Në këtë mënyrë shoqata humanitare IHH i ka ardhur në ndihmë gjithsej 143 mijë myslimanëve të Arakanit.  

Nga ana tjetër, si pasojë e përmbytjeve të përjetuara në kampet ku janë vendosur refugjatët e Arakanit në Bangladesh, është vështirësuar qasja në ujë të pastër të pijshëm.

IHH që bën çdo lloj ndihme për arakanasit e arratisur nga sulmet në vendin e tyre dhe që janë vendosur në kampe me shpresën për një jetë më të mirë, në mënyrë që të sigurojnë ujë të pijshëm në kampe, ka hapur puse uji në mbi 20 zona. Ndërkaq vazhdon puna për hapjen e 45 puseve të tjera të ujit.

Në deklaratë u kërkua që bamirësit të vazhdojnë dhurimet për krizën që përjetohet në Arakan.



Lajme të ngjashme