Erdogan takohet me Trump në Nju-Jork

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) është takuar në Nju-Jork me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump.

erdogan trump 4.jpg
erdogan trump

Në deklaratën e shkurtër për gazetarët para takimit Trump tha: “Për mua është një nder që të takohem me Presidentin e Turqisë, Zotin Erdoan”.

Kurse Erdoan nga ana e tij tha se me homologun amerikan krahas marrëdhënieve dypalëshe do të diskutonin për shumë që janë pjesë e agjendës botërore.

Pastaj të dy liderët hynë brenda për të udhëhequr takimin mes delegacioneve.

Disa nga pikat kryesore të agjendës së takimit janë referendumi për pavarësi që administrata rajonale kurde e Irakut (KRG) ka në plan të mbajë më 25 shtator; ndihma me armatim që administrata e Uashingtonit i bën PYD/YPG-së, krahut sirian të organizatës separatiste terroriste PKK; ekstradimi në Turqi i kreut të organizatës terroriste dhe strukturës paralele në shtet (FETO/PDY), autori i tentativës së grushtit të shtetit në 15 korrik 2016 dhe që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe sistemi raketor S-400 që Turqia do të blejë nga Rusia.



Lajme të ngjashme