Erdogan: Bota është më e madhe se pesë

Gjatë fjalimit të mbajtur në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti Erdogan tha se një pjesë e madhe e grupeve dhe të forcave të ndryshme, të cilat thonë se luftojnë kundër DAESH-it në rajon, nuk kanë një qëllim të tillë.

Erdogan: Bota është më e madhe se pesë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje edhe njëherë administratës rajonale kurde të Irakut për të hequr dorë nga referendumi i pavarësisë i planifikuar për tu mbajtur më 25 shtator.

Presidenti Erdogan iu drejtua me një fjalim liderëve botëror në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork.

Duke nënvizuar se vendimi për referendum i administratës rajonale kurde të Irakut do të mund të hapë rrugë luftimeve të reja, Presidenti Erdogan paralajmëroj duke thënë se: “Neglizhenca e qëndrimit të hapur dhe të vendosur të Turqisë për këtë çështje do ti hapë rrugë një procesi që do të privoj mundësitë e administratës rajonale kurde të Irakut”.

“Një pjesë e madhe e grupeve dhe të forcave të ndryshme, të cilat thonë se luftojnë kundër DAESH-it në rajon, nuk kanë një qëllim të tillë”, deklaroi Erdogan ndërsa shtoi se “këto grupe e përdorin DAESH-in si një mjet për të vënë në zbatim agjendën e tyre”.

Presidenti Erdogan fjalimin e tij e vijoi me këto fjalë: “PYD/YPG-ja, e cila në zonat e kontrolluara nga ajo në Siri ndryshon strukturën demografike, zapton pasuritë e popullit, vret kundërshtarët ose i syrgjynos, kryen krime kundër njerëzimit. Në qoftë se lufta kundër DAESH-it nuk kryhet në një bazë të ligjshme, atëherë është e pashmangshme që bota të mos hyjë nën një kërcënim të DAESH-ve të rinj”.

Kreu i shtetit turk gjithashtu bëri të ditur që edhe pse populli sirianë, i cili ndodhet në kthetrat e luftës civile për 6 vjet, është lënë i vetmuar nga shoqëria ndërkombëtare, Turqia ka bërë të gjitha përpjekjet politike dhe humanitare për zgjidhjen e kësaj krize.

Ai shpjegoi se Turqia mirëpret 3 milionë sirianë dhe 200 mijë irakianë të ikur nga vendet e tyre, ndërsa shtoi se shuma e parave të shpenzuara për këta persona arriti në 30 miliardë dollarë dhe se nuk janë përmbushur premtimet e Bashkimit Evropian për ndihma.

“U bëjë thirrje të gjitha vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare për të mbajtur premtimet e tyre të dhëna për 3,2 milionë refugjatë të mbetur mbi supet e Turqisë”, deklaroi Erdogan.

Presidenti Erdogan preku edhe në krizën e Gjirit, e cila vazhdon prej 5 qershorit e këtej, ndërsa tërhoqi vëmendjen në nevojën e heqjes së embargos që zbatohet ndaj popullit kataras dhe përkrahu përpjekjet e Kuvajtit për ndërmjetësim për gjetjen e zgjidhjes.

Ai preku edhe në spastrimin etnik që zbatohet ndaj myslimanëve të Arakanit në Mianmar dhe tërhoqi vëmendjen se shoqëria ndërkombëtare nuk e kaloi mirë provimin në këtë dramë humanitare.

Presidenti shpjegoi se Turqia është duke bërë përpjekje edhe për zgjidhjen e kësaj krize dhe se anëtarët e familjes së tij së bashku me disa ministra kanë vizituar kampet e myslimanëve të Arakanit në Bangladesh dhe kanë filluar bashkëpunimin me organizatat publike dhe të shoqërive civile për të dërguar ndihma humanitare këtyre njerëzve.

“Në qoftë se nuk parandalohet kjo tragjedi atëherë ajo të jetë një njollë e re në historinë e njerëzimit”, bëri të ditur Erdogan.

Kreu i shtetit turk edhe njëherë kritikoi strukturën aktuale të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me fjalët “Bota është më e madhe se pesë”, ndërsa si alternativë të kësaj propozoi një strukturim të ri që do të përbëhej prej 20 vendeve anëtare me të drejtat dhe autorizime të njëjta.

Presidenti Erdogan fjalimin e tij e përfundoi me fjalët: “Pa marr parasysh ngjyrën e syve, ngjyra e lotëve është gjithmonë e njëjtë”.



Lajme të ngjashme