Ushtria turke filloi një stërvitje të madhe në kufirin me Irakun

Turqia ka bërë një lëvizje kritike ndaj administratës rajonale kurde të Irakut, e cila po përgatitet të mbajë referendumin e pavarësisë më 25 shtator pavarësisht të gjitha paralajmërimeve që ka marrë nga shtetet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare.

Ushtria turke filloi një stërvitje të madhe në kufirin me Irakun

Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë filluar një stërvitje ushtarake në zonën e Silopit, në rrethin e Shërnakut (Şırnak), që përfshin edhe pikën e kalimit kufitar tokësor Habur me Irakun.

Kjo pikë kufitare është e rëndësishme pasi i siguron frymëmarrje ekonomike administratës rajonale kurde të Irakut (KRG).

Shtatmadhoria turke njofton se stërvitja ka filluar në zonën Silopi-Habur dhe në kohë reale me stërvitjen vazhdojnë edhe operacionet kundër terrorit.

Kurse Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në operacionet që janë kryer gjatë javës së fundit janë neutralizuar gjithsej 46 terroristë, 29 prej të cilëve të vdekur, 11 janë dorëzuar kurse 6 janë kapur të gjallë.

Ndërkaq Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) kishte deklaruar se mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të mbahej më 22 shtator, më herët se data e planifikuar për shkak të këmbënguljes së administratës rajonale kurde të Irakut për të shkuar në referendum.



Lajme të ngjashme