Koment - Njëvjetori i operacionit “Mburoja e Eufratit”

Më shumë se sa një rezultat operacioni “Mburoja e Eufratit” mund të shikohet si hapi i parë i luftës së Turqisë dhe aleatëve të saj kundër terrorit.

fırat kalkanı, terörle mücadele.jpg
fırat kalkanı
fırat kalkanı harekatı.jpg
fırat kalkanı.jpg

Lindja e Mesme nga Këndvështrimi i Turqisë – Përvjetori i operacionit “Mburoja e Eufratit” në Siri

Operacioni “Mburoja e Eufratit” që Turqia filloi më 24 gusht për të pastruar një pjesë të kufirit të saj jugor nga organizatat terroriste DAESH dhe PKK i dha një goditje të rëndë edhe DAESH-it, por pengoi gjithashtu edhe PKK-në të realizojë ëndrrën e saj për të dalë në Mesdhe nëpërmjet korridorit terrorist. Operacioni zgjati afërsisht 7 muaj dhe mori fund me një deklaratë të bërë ngaKëshilli i Sigurisë Kombëtare më 29 mars 2017. Në opinionin publik flitet shpesh se në ditët në vijim Turqia mund të fillojë në rajon edhe një operacion të ngjashëm, alternativë kjo që vazhdon të qëndrojë mbi tavolinë. 

Operacioni “Mburoja e Eufratit”, i realizuar nga njësi të Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane, filloi më datën 24 gusht 2016 me hyrjen e tankeve të ushtrisë turke në Xherabulus, një krahinë e banuar kryesisht me turkmenë. Operacioni “Mburoja e Eufratit” kishte dy objektiva strategjike.I pari ishte largimi i DAESH-it nga kufiri i Turqisë dhe dhënia një goditje të madhe kësaj organizate terroriste. I dyti ka qenë pengimi i bashkimit të zonave të kontrolluara nga PKK-ja në veri të Sirisë. I vlerësuar në kontekstin e këtyre dy objektivave strategjike operacioni ka qenë i suksesshëm. Kështu “Mburoja e Eufratit” përveçse ka qenë një operacion i realizuar de fakto në terren kundër organizatës terroriste (DAESH), ai pengoi edhe qëllimin e një organizate tjetër terroriste, PKK, për të bashkuar zonat që kishte pushtuar.

Nëpërmjet operacionit “Mburoja e Eufratit” u spastrua nga organizatat terroriste një hapësirë me sipërfaqe rreth 2300 km2, që ndodhet në trekëndëshin Azez, al-Bab dhe Xherabulus. Jeta civile në këtë zonë iu kthye normalitetit pas rreth 4 vjet lufte dhe presioni të DAESH-it. Një objektiv tjetër i këtij operacioni ka qenë edhe krijimi i një zone të sigurte në këtë rajon, e cila do t’u siguronte mundësinë për strehim opozitarëve të ikur nga regjimi dhe civilëve që kishin dëshirë të riktheheshin në vendlindjet e tyre. Si rrjedhim edhe pse dimensioni ushtarak i operacionit “Mburoja e Eufratit” ka përfunduar, dimensioni politik dhe ai njerëzor vazhdon ende. Gjatë këtyre muajve që kanë kaluar nga përfundimi i operacionit, në Xherabulus, Çobanbey, al-Bab dhe Azez janë vënë në jetë projekte civile. Edhe në vizitat studimore që kemi bërë në këtë rajon kemi parë shumë përparime serioze. Vetëm se me rritjen e popullatës, për shkak të civilëve të ardhur nga zona të tjera të vendit, zona po përjeton një kaos demografik. Nuk është e letë përmirësimi me shpejtësi i jetës së përditshme në një klimë ku mundësitë prodhuese janë të kufizuara, aktiviteti ekonomik ka nevojë për një mbështetje të vazhdueshme. Zona ka nevojë për kohë. Falë mbështetjes zona është kthyer në një hapësirë të sigurt me një mbrojtje të fuqishme. Vetëm se për përmirësimin e jetesës në zonë nevojitet një transformim ekonomik dhe shoqëror që do të zgjasë me vite. Me mbështetjen dhe investimet intensive të Turqisë në zonë është arritur një harmoni sociale, gjë kjo që duhet të shërbejë si model për të gjitha vendet e rajonit. Nuk është zgjidhje boshatisja e një zone nga njerëzit pas përfundimit të konfliktit të armatosur brenda saj, apo transformimi me forcë dhe në mënyrë sistematike i strukturës demografike të saj ose detyrimi i banorëve të zonës të emigrojnë në vende të tjera. Jeta mund të rindërtohet nga e para me anë të rrugës së masave civile, siç është vepruar në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”. Në këtë kontekst ka shumë mësime që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me Rusinë duhet të nxjerrin nga ky operacion. Në zonën ku u realizua operacioni “Mburoja e Eufratit” nuk pati raste të shpërnguljes me forcë të popullsisë, siç ndodhi në zonat e kontrolluara nga PKK-ja. Ndodhi krejtësisht e kundërta, zona e çliruar nga operacioni “Mburoja e Eufratit” vazhdon të marrë emigracion nga krahina të tjera.

Si përfundim më datën 24 gusht 2016 Republika e Turqisë hyri në fazën e ndërhyrjes së drejtpërdrejt, e cila ka qenë edhe një kthesë kritike në luftën e saj me DAESH-in, dhe realizoi operacionin ushtarak “Mburoja e Eufratit”. Në aspektin e të drejtës ndërkombëtare Turqia u mbështet në pikën 51 të Konventës së Kombeve të Bashkuara dhe bëri një ndërhyrje kundër elementëve të organizatës terroriste DAESH, të cilët ndërmerrnin sulme ndaj tokave të saj. Si rrjedhim operacioni “Mburoja e Eufratit” është një lëvizje legjitime edhe në këndvështrimin e ligjit ndërkombëtar. Kjo lëvizje rriti edhe forcën parandaluese të Turqisë. Përveç kësaj operacioni nxori në dritë edhe një model të mirë. Ushtria e Lirë Siriane dhe turkmenët në rast se u jepet mbështetja ushtarake dhe strategjike që kanë nevojë, ata mund të jenë një partner efektiv kundër DAESH-it. Si rrjedhim u pa që është e mundur edhe ruajtja e përbërjes demografike në zonat e pastruara nga organizata terroriste dhe nuk është më e domosdoshme luftimi i një organizate terroriste nëpërmjet një organizate tjetër terroriste. Përveç kësaj u pa edhe kjo që në rast se mbështeten turkmenët, të cilët janë një aktor bashkëkohor në terren dhe në përshtatje me vlerat Perëndimore, DAESH-i mund të mundet edhe ideologjikisht.

Më shumë se sa një rezultat operacioni “Mburoja e Eufratit” mund të shikohet si hapi i parë i luftës së Turqisë dhe aleatëve të saj kundër terrorit. Kështu nuk do të ishte surprizë që operacioni të vazhdonte me emra dhe mjete të tjera. Për Turqinë rreziku më i madh ndaj kufirit dhe sigurisë së saj të brendshme në periudhën pas pastrimit të kufirit nga DAESH-i vjen nga strukturimi i PKK-së në Siri. Në këtë kontekst nuk ka dyshim që fazat që do të pasojnë operacionin “Mburoja e Eufratit” do të kenë në shënjestër PKK/PYD/YPG. Sipas kësaj, vendimi që mori administrata e Uashingtonit për të armatosur PKK-në, me të cilën ka ndërtuar partneritet në operacionin e çlirimit të Rakkas, dhe përpjekjet e Amerikës për të penguar konfrontimin e Turqisë me PKK-në, duket se do të vazhdojë të jetë një nga problemet më të mëdha në marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autor: Dr. Cemil Doğaç İPEK

Shqipëroi: Serdar HÜSEYNİ

 


Lajme të ngjashme