Erdogan: Nuk do të lejohet krijimi i korridorit terrorist në veri të Sirisë

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në avion gjatë kthimit nga vizita zyrtare në Jordani Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se nuk do të lejohet krijimi i një korridori në veri të Sirisë dhe dalja e tij në Mesdhe.

Erdogan: Nuk do të lejohet krijimi i korridorit terrorist në veri të Sirisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nuk do të lejohet krijimi në veri të Sirisë i një korridori terrorist që shtrihet deri në Mesdhe.

Aktualitetin Presidenti Erdoan e vlerësoi në avion me gazetarët që e shoqëruan gjatë vizitës njëditore zyrtare që realizoi të hënën në Jordani.  

“Në Afrin, që tani kontrollohet nga PYD, zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, ka edhe kurdë që janë përkrahës të Turqisë, kështu që nuk do të lejohet që këtu (Afrin) të dominojë terrori”, sqaroi Erdoan.

Në përgjigje të një pyetjeje mbi referendumin e pavarësisë që Qeverisja Rajonale Kurde në veri të Irakut ka në plan të mbajë në 25 shtator, Erdoan tha:

"Unë dërgova atje kreun e Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT), i cili pati takime edhe në Bagdad, edhe në Erbil. Të mërkurën (sot) do të shkojë për vizitë edhe ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlut Çavuşoğlu). Ky në fillim do të zhvillojë takime në Bagdad, pastaj do të kalojë në Erbil. Shumë vende të zhvilluara nuk e vlerësojnë si të drejtë një vendim të tillë (për referendumin). Ne si Turqi mendojmë se nuk është një vendim i drejtë, po ashtu edhe vendet islame, prandaj hedhja e një hapi të tillë nënkupton hedhjen e hapit të parë drejt vetmisë e izolimit”.



Lajme të ngjashme