Erdogan u drejtohet myftarëve gjatë mbledhjes në Kompleksin Presidencial në Ankara

Gjatë fjalimit të tij Presidenti Erdogan theksoi se kurrë nuk do të lejojnë formimin e një shteti të terrorit në Siri.

Erdogan u drejtohet myftarëve gjatë mbledhjes në Kompleksin Presidencial në Ankara

Presidenti Recep Tayyip Erdogan pas kthimit të tij nga Jordania mbajti një fjalim gjatë mbledhjes së 39-të me myftarët të organizuar në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Gjatë fjalimit të tij Presidenti Erdogan theksoi se kurrë nuk do të lejojnë formimin e një shteti të terrorit në Siri.

“Mes datave 24 gusht 2016 – 30 mars 2017 ndërmorëm operacionin Mburoja e Eufratit, me të cilin parandaluan formimin e një shteti të terrorit në Siri. Ne nuk lejojmë dhe nuk do të lejojmë formimin e një të ashtuquajturi shtet nga ana e PYD/YPG-së. Disa prej tyre e quajnë shtet kurd, ndërsa unë këtë e pranoj si ofendim ndaj vëllezërve të mi kurd. Kur nuk do të lejojmë formimin e një shteti tjetër në Siri. Do ti ndjekim në çdo vend ata, të cilët tentojnë ta copëtojnë Turqinë”, bëri të ditur Erdogan.

“Dy mijë kilometra katrorë në veri të Sirisë aktualisht kontrollohet nga ne. Ne dolëm në Xherablus, Rai, Al Bab. Aty morëm nën kontroll një zonë prej 2 mijë kilometrash katror. Qëllimi i tyre ishte të kenë qasje në Detin Mesdhe. Ato çfarë bëjmë në Xhudi, Tendurek, Kandil dhe Gabar atë do të vazhdojmë të bëjmë në çdo vend ku hasim në këta terroristë”, shtoi Erdogan.



Lajme të ngjashme