Erdoan: Pavarësisht ndërhyrjeve të jashtme, ekonomia e Turqisë ecën pozitivisht

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se gjendja e jashtëzakonshme e shpallur pas tentativës së grusht shtetit në Turqi në 15 korrik nuk është për të parandaluar investimet e sipërmarrësve por për të marrë ata nën siguri.

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në inaugurimin e një kompleksi të madh për prodhimin e lëngjeve të frutave në rrethin Isparta.

“Duke nisur që nga rritja ekonomike e tek eksporti, nga prodhimi tek punësimi dhe të gjithë treguesit ekonomik po shënojnë një ecuri pozitive. E njëjta gjë vihet re edhe në turizëm. Kalimi i pushimeve në Turqi të atyre që ndërmarrin fushata negative në lidhje me vendin tonë tregon se edhe ata vetë nuk i besojnë gënjeshtrat e tyre. Turqia që ka kaluar shumë ngjarje deri më sot do të tejkalojë edhe këto fushata shpifjeje. Gjendja e jashtëzakonshme ku dikush e sjell gjithmonë në vëmendje nuk është e kufizuar vetëm me luftën kundër terrorizmit. Gjendja e jashtëzakonshme nuk është shpallur për të bërë pengesë përpara investimeve që kryejnë sipërmarrësit, industrialistët tanë, por për t'i marrë në mbrojtje ata", ka theksuar në fjalën e tij presidenti Erdoan.

“Ne jemi në dijeni se shumica e kritikave të vendeve evropiane kundër vendit tonë janë në lidhje me politikat e tyre të brendshme. E kemi vërejtur se zgjedhjet ishin arsyeja që Holanda tërhoqi në mënyrë të panevojshme marrëdhëniet me ne në procesin e referendumit popullor të 16 prillit. Në të kaluarën edhe vende të tjera si Franca dhe Austria kanë ndjekur mënyra të ngjashme. Tani jemi dëshmitarë se të njëjtën taktikë po ndjek edhe Gjermania. Unë kam besimin se ato pas zgjedhjeve do të kthehen në normalitet" tha lideri turk.

Lajme të ngjashme