‘Dyndja’ e Turqisë në Astana

Turqia ka zbarkuar në panairin Expo që zhvillohet në Kazakistan.

‘Dyndja’ e Turqisë në Astana

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekxhi (Nihat Zeybekci) që kryeson ekipin turk në Astana, Kryeqytetin e Kazakistanit u shpreh me fjalët, “Shekulli i 21-të do të jetë shekulli turk dhe kazak. Ejani të heqim pengesat mes nesh”.

Krahas autoriteteve të Ministrisë së Ekonomisë që shkuan në Astana për ‘Ditën Turke’ të zhvilluar në pavjonin e Turqisë të ngritur në një sipërfaqe rreth 1 mijë metra katrorë në këtë Panair, në delegacion, krahas biznesmenëve merrnin pjesë edhe aktorët e serialit që transmetohet në TRT dhe në shumë vende të tjera të botës, Erturull (Diriliş Ertuğrul), këngëtari Buray dhe valltarët e ekipit Zjarri i Anadollit (Anadolu Ateşi).



Lajme të ngjashme