3 ushtarë bien dëshmorë në Batman dhe Tunceli

Në operacionet kundër terroristëve në rrethet Batman dhe Tunxheli (Tunceli) 3 ushtarë ranë dëshmorë ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

3 ushtarë bien dëshmorë në Batman dhe Tunceli

Në operacionet kundër terroristëve në rrethet Batman dhe Tunxheli (Tunceli) 3 ushtarë ranë dëshmorë ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Në nënprefekturën Sason të rrethit Batman, 2 ushtarë ranë dëshmorë si pasojë e shpërthimit të bombës së vendosur në rrugë nga organizata separatiste terroriste PKK, gjatë kalimit të automjetit ushtarak.

Gjatë kalimit të automjetit ushtarak, në zonën rurale të Kelhasan në nënprefekturën Sason, terroristët e PKK-së shpërthyen eksplozivin e kurthuar më parë në rrugë.  

2 ushtarët e plagosur, pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve mjekësore ranë dëshmorë në krye të detyrës.

Edhe në zonën rurale të Tunxhelisë, në operacionet kundër terroristëve, një ushtar ra dëshmor ndërsa 2 të tjerë mbetën të plagosur.

Ekipet e Komandës së Xhandarmërisë së Rrethit të Tunxhelisë filluan operacion në zonën rurale të qytetit kundër anëtarëve të organizatës terroriste.

Si pasojë e sulmit të terroristëve, 3 ushtarë mbetën të plagosur.

Ushtarët e plagosur u dërguan me helikopter për kurim në Spitalin Universitar Eufrat në Elazë (Elazığ).

Një nga ushtarët në gjendje të rëndë, pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve të mjekëve nuk arriti të shpëtohej.

Në rajon vazhdon operacioni kundër terroristëve.



Lajme të ngjashme