Koment – Plani i 11-të i Zhvillimit do të jetë vendimtar për arritjen e objektivave të 2023

Në ekonominë e Turqisë që deri tani ka vënë në zbatim 10 plane zhvillimi, ka mbetur pak kohë nga përfundimi i periudhës së Planit të 10-të të Zhvillimit që përfshinte vitet 2014-2018.

Koment – Plani i 11-të i Zhvillimit do të jetë vendimtar për arritjen e objektivave të 2023

Plani i 11-të i Zhvillimit do të jetë vendimtar për arritjen e objektivave të 2023

Tani në rendin e ditës është Plani i 11-të i Zhvillimit që do të përfshijë periudhën 2019-2023. Ekonomia e Turqisë, me Planin e 10-të të Zhvillimit arriti një përshkallëzim të rëndësishëm në reforma dhe në këtë proces bëri përpjekje për realizimin në mënyrë të shpejtë të transformimeve strukturale.       

Por në këtë periudhë, me ndërhyrjet e brendshme dhe të jashtme u përpoqën që Turqia të pësojë pezullime në këtë proces ndryshimi dhe transformimi. Qëllimi përfundimtar i këtyre përpjekjeve duket qartë se ishte ulja e performancës ekonomike që ka arritur Turqia, ndalimi i përmirësimeve në treguesit ekonomik dhe prishja e bashkëpunimit të siguruar në aspektin rajonal dhe global.

Kurse tentativa e dështuar e grusht shtetit në 15 korrik ishte një nga shembuj më të hapur të kësaj përpjekjeje. Pas 15 korrikut u kërkua që ekonomia e Turqisë, para së gjithash të merrej nën presionin e tregut të brendshëm dhe të jashtëm. Më pas Turqia u përball me uljen e notës së disa agjencive të vlerësimit të kredive dhe kritikave negative në raportet e disa institucioneve ndërkombëtare të ekonomisë.

Pavarësisht të gjitha faktorëve negativë, ekonomia e Turqisë, në këtë proces nuk përjetoi asnjë ndikim negativ në shifrat makroekonomike. Madje ndodhi e kundërta rritja ekonomike vazhdoi stabilitetin dhe u kthye në një strukturë edhe më dinamike. Në këtë aspekt objektivat politike dhe strategjitë përfshirëse të Planit të 11-të të Zhvillimit që do të përgatiten për periudhën 5-vjeçare në vijim, do të luajnë një rol të rëndësishëm për hartimin e një ekonomie të suksesshme të Turqisë. Një nga faktorët më të rëndësishëm të këtij plani e përbëjnë Komisionet e Veçanta të Specializimit. Këto komisione që do të krijohen në 43 fusha të ndryshme do të mbledhin nën një çati të vetme institucionet publike, sektorin privat, përfaqësues të shoqërive civile dhe akademikë. Kështu që me vendime të marra në mënyrë të përbashkët nga shtresa të ndryshme të shoqërisë do të përcaktohet korniza kryesore e Planit të 11-të të Zhvillimit.

Komisionet e Specializimit si Dinamikat e Rritjes (ekonomike), Lufta kundër Inflacionit  përfshijnë fusha që krijojnë ndikim të drejtpërdrejtë mbi treguesit makroekonomik. Në komisionet që shqyrtojnë kapituj të tillë si; Zhvillimi i Shërbimeve Financiare, Teknologjitë e Shkencës dhe Komunikimit, Politikat e Prodhimit Industrial, Siguria e Furnizimit të Energjisë dhe Produktiviteti gjenden tema që zotërojnë potencialin e zhvillimit. Krahas kësaj gjenden edhe kapituj si Shpërndarja e të Ardhurave dhe Varfëria, Tregu i Fuqisë Punëtore dhe Punësimi i Rinisë. Kurse në këto komisione mund të themi se do të bëhen përgatitje për hapat e rëndësishme  që do të hidhen në lidhje me mirëqenien sociale dhe ekonomike. Gjithashtu së bashku me këto komisione, specialistët e këtyre temave do të takohen në një vend dhe do të krijojnë grupe pune prej 32 pikësh. Për shembull; grupet e punës në fushat e industrisë së metalit, kimisë, makinë, automobilistikes dhe industrisë së elektronikës do të bëjnë vlerësime mbi zhvillimin e këtyre sektorëve dhe do të bëjnë propozime për sektorët në fjalë.

Vazhdimësia e rritjes së arritur 15 vitet e fundit së pjesës, që zotëron prodhimi industrial brenda prodhimit të brendshëm bruto, varet nga objektivat që do të përcaktohen në kuadër të planit të zhvillimit. Në këtë aspekt, për kapjen e rritjes së vazhdueshme, në kuadër të planit, zhvillimet që do të përjetohen në sektorin e industrisë kanë një rëndësi kritike.

Kurse në çështjen e Prodhimit Vendor në Teknologjitë e Energjisë, që është një grup tjetër pune, për sigurimin e furnizimit të energjisë, do të fokusohet tek sigurimi i burimeve të drejtpërdrejta për të cilat ndjehet nevoja në këtë fushë. Një nga arsyet më të rëndësishme të deficitit buxhetor në Turqi është importi i energjisë kështu që nevoja për prodhimin e energjisë vendore rritet çdo ditë e më shumë. Si rrjedhojë, në kuadër të këtij plani, nëse merren vendime konstruktive për prodhimin vendor të teknologjive të energjisë në 5-vjeçarin në vijim, mund të vihet re një përmirësim mbi shifrat e deficitit buxhetor.  

Si rrjedhojë, strategjitë që do të vihen në shesh nga Komisionet e Specializimit të Veçantë dhe grupet e punës së Planit të 11-të të Zhvillimit, do të bëjnë dritë në objektivat e vitit 2023 të Turqisë (viti 2023 përkon me 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë). Për realizimin e objektivave të rritjes me stabilitet dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, uljen në minimum të shifrave të deficitit buxhetor dhe hyrjes në grupin e vendeve me të ardhura të larta, duhet që Plani i 11-të i Zhvillimit të përgatitet në mënyrën më produktive. Plani i zhvillimit që do të hyjë në veprim në këtë proces, ku do të sigurohet autoriteti politik i ekonomisë së Turqisë dhe do të shpëtohet nga pengesat burokratike dhe shumë kokashe, hap perden e një periudhe të re ku do të zënë vend politikat konstruktive dhe afatgjata.



Lajme të ngjashme