Përfundojnë vlerësimet teknike me Rusinë për sistemet S-400

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Ëshëk (Fikri Işık) tha se u bënë vlerësimet e fundit teknike me Rusinë në lidhje me sistemet e mbrojtjes ajrore S-400.

Ministri Ëshëk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë ku tha se këtej e tutje do të vihet në fazën e vendimit politik.

Ai theksoi se qëllimi themelor i Turqisë është të prodhojë vetë sistemet e saj dhe për këtë gjë ka filluar edhe një program.

Në këtë çështje kompanitë perëndimore kërkojnë të bashkëpunojnë me Turqinë dhe kjo e fundit e sheh pozitivisht këtë, tha Ëshëk dhe shtoi se nesër do të marrin pjesë në Panarin Ndërkombëtarë të Aeronautikës dhe Aviacionit që zhvillohet në Paris, ku do të zhvillohen takime me kompani të ndryshme.

Pyetjes se si do të ndikohen bisedimet për sistemin S-400, ministri turk iu përgjigj me fjalët: “Për S-400 kemi nevojë urgjente”.

Lajme të ngjashme