Antalja vazhdon të fitojë flamuj blu me pastërtinë dhe ambientalizmin e saj

Antalja, qyteti bregdetar i Turqisë, kampion i flamujve blu, arritën të valëvisë edhe 12 flamuj të tjerë blu në plazhet e saj.

Flamuri Blu është një çmim mjedisor ndërkombëtar që jepet për plazhet dhe marinat.

Çmimi jepet nga Fondacioni Ndërkombëtar për Edukimin Mjedisor (FEE) dhe është në cilësinë e markës për bizneset që operojnë në sektorin e turizmit.

Ndër 12 flamujt e ri, 8 prej tyre i janë dhënë Bregut Konjaalltë (Konyaaltı).

Sipas të dhënave të Fondacionit Ndërkombëtar për Edukim Mjedisor (Foundation for Environmental Education FEE), Turqia ka arritur me sukses të renditet e treta në botë me 454 flamuj pas Spanjës dhe Greqisë në klasifikimin “flamuri blu”, një çmim ndërkombëtar mjedisor ky që jepet për plazhet më të pastra .

Kurse në Turqi vendin e parë e mban Antalja.

Në Antalya ka 210 flamuj gjithsej, 5 prej tyre në porte dhe 5 në marinë.

Lajme të ngjashme