Ushtria turke neutralizon 9 terroristë, njëri prej tyre i ashtuquajtur përgjegjës

Në deklaratën e Prefekturës bëhet e ditur se Ersin Seven ishte përfshirë në shumë akte terroriste.

Ushtria turke neutralizon 9 terroristë, njëri prej tyre i ashtuquajtur përgjegjës

Në operacionin kundër organizatës separatiste terroriste PKK në zonën rurale të Malit Tendyrek (Tendürek) të prefekturës Doubejazët (Doğubayazıt) të rrethit Aërë (Ağrı) u neutralizuan 9 terroristë ndër të cilët edhe i ashtuquajturi ‘Përgjegjësi i zonës Dijadin i Veriut në Malin Tendyrek’.

Në deklaratën e bërë nga Prefektura e Aërësë, thuhej: “Autoritetet përkatëse kanë përcaktuar se një ndër 9 terroristët e neutralizuar ishte i ashtuquajtur i Përgjegjësi i zonës Dijadin i Veriut në Malin Tendyrek i regjistruar në gjendjen civile të Ëzalp-it (Özalp) në Van i quajtur Ersin Seven (26 vjeç) me emër të koduar Argesh (Argeş).

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se Ersin Seven ishte përfshirë në shumë akte terroriste.

Komanda e Xhandarmërisë së Rrethit bën të ditur se lufta kundër organizatës separatiste terroriste me mbështetjen e popullit të rajonit vazhdon pa reshtur për sigurinë e jetës dhe pasurive të popullit dhe për vazhdimësinë e atmosferës aktuale të qetësisë.



Lajme të ngjashme