Mbarë Turqia feston Ditën e Përkujtimit të Ataturkut dhe Festën e Rinisë dhe Sportit

Sot Turqia feston 19 majin, Ditën e Përkujtimit të Ataturkut dhe Festën e Rinisë dhe Sportit.

Mbarë Turqia feston Ditën e Përkujtimit të Ataturkut dhe Festën e Rinisë dhe Sportit

Sot është 98-vjetori i hapit të parë të hedhur në rrugën e themelimit të Republikës së Turqisë dhe ndezjes së pishtarit të çlirimit nga Populli i Madh Turk për pavarësi.

Kjo ditë plot kuptim është duke u festuar me aktivitete në mbarë vendin dhe përfaqësitë jashtë shtetit.

Me rastin e 19 Majit, Ditës përkujtimore të Ataturkut dhe Festës së Rinisë dhe Sportit, në kryeqytetin Ankara, ceremonia e parë u zhvillua në mauzoleun e Ataturkut në Anëtkabir.  

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Akif Çaëtaj Këllëç (Akif Çağatay Kılıç) dhe delegacioni shoqërues vendosën një kurorë me lule në mauzoleun e Ataturkut.

Duke kaluar në Kullën e Paktit Nacional, Ministri Këllëç nënshkroi Fletoren e Posaçme të Anëtkabirit dhe më pas priti të rinjtë në Ministrinëe Rinisë dhe Sportit.

Ndërkaq edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) pritën në takim të rinjtë nga 81 rrethe të ndryshme të vendit dhe Republika Turke e Qipros së Veriut.

Kurse lideri i Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu) mori pjesë në marshimin e rinisë që filloi në Këzëllaj (Kızılay) dhe përfundoi në Anëtkabir (Anıtkabir).

Kurse në Samsun ku u ndez pishtari i çlirimit, në kuadër të festimeve, u zhvillua “Marshimi i Rinisë”.

Në marshimin ku morën pjesë 3 mijë të rinj, herë pas here u hodhën valle dhe u kënduan marshe në shoqërinë e bandave muzikore të nxënësve.

Edhe në Stamboll, ceremonia përkujtimore u zhvillua në Përmendoren e Republikës në lagjen Taksim.  

Në kuadër të ceremonisë u vendos një kurorë me lule në përmendore, u mbajt qëndrim nderi dhe u këndua Himni Kombëtar.



Lajme të ngjashme