Jëlldërëm dhe Medvedev do të takohen në 22 maj

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) do të takohet me Kryeministrin e Rusisë Dimitri Medvedev.

Jëlldërëm dhe Medvedev do të takohen në 22 maj

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) do të takohet me Kryeministrin e Rusisë Dimitri Medvedev.

Në deklaratën e bërë nga zyra e medias së qeverisë ruse, Medvedev në datën 22 maj do të vijë në Stamboll për të marrë pjesë në mbledhjen e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi dhe njëkohësisht do të takohet edhe me homologun turk Jëlldërëm.

Në deklaratën ku shkruhej se “është planifikuar takim me kryeministrin turk” bëhet e ditur gjithashtu se gjatë vizitës në Stamboll, Medvedev do të shoqërohet edhe nga Zëvendëskryeministri rus Arkadiy Dvorkoviç dhe Ministri i Energjisë, Aleksandr Novak.

Jëlldërëm dhe Medvedev së fundmi kishin zhvilluar një bisedë telefonike në 27 prill.



Lajme të ngjashme