Fillojnë zgjedhjet presidenciale në Iran

Sot filluan zgjedhjet presidenciale iraniane, ku vlen të theksohet përpjekja e presidentit në largim, Hassan Rohani, i cili po lufton për të mbajtur vendin në rrugën e reformave.

Rivali i tij kryesor, Ebrahim Raisi, është avokat dhe klerik i krahut më të ashpër konservator.

Në këto zgjedhje, që po konsiderohen si një referendum për përpjekjet e Rohanit për të hapur vendin e tij drejt Perëndimit, marrin pjesë 56 milionë iranianë.

Ndërkohë që Rohani mund të jetë i favorizuari nga opinioni publik, Raisi ka mbështetjen e një organizmi të fuqishëm shtetëror të klerikëve si edhe të medias zyrtare.

Vëzhguesit besojnë se shanset e Rohanit për një mandat të dytë janë tek një pjesëmarrje e lartë në votime.

Lajme të ngjashme