Erdoan do të takohet me Tusk dhe Juncker në 25 maj

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në datën 25 maj do të bisedojë me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Kryezëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas në konferencën e përditshme për shtyp tha se takimi i Erdoganit me Tusk dhe Juncker do të zhvillohet në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës në datën 25 maj.

Kurse për vendin ku do të zhvillohet takimi Schinas nuk dha informacion.

Presidenti Erdoan do të marrë pjesë në samitin që do të zhvillohet me rastin e çeljes së shtabit (selisë) të ri të NATO-s në 25 maj.

Në kuadër të samitit pritet që ai të zhvillojë takime dypalëshe me disa liderë botërorë.   

Ndër liderët e institucioneve të Bashkimit Evropian, që kishin bërë të ditur se dëshironin të bisedonin me Erdoanin, ishte Angela Merkel, që e deklaroi këtë në Samitin e Liderëve të BE-së të zhvilluar në 29 prill.

Lajme të ngjashme