Mehmet Simsek: Ritmi i ekonomisë së Turqisë po përshpejtohet dita-ditës

Ritmi i ekonomisë së Turqisë po përshpejtohet dita-ditës duke u bërë përherë e më shumë dinamike, deklaroi zv/kryeministri Mehmet Shimshek të enjten nga qyteti saudit i Xhidës, ku po mbahet një takim i Bankës Islame për Zhvillim...

Mehmet Simsek: Ritmi i ekonomisë së Turqisë po përshpejtohet dita-ditës

Ritmi i ekonomisë së Turqisë po përshpejtohet dita-ditës duke u bërë përherë e më shumë dinamik.

Në qytetin Xhidë të Arabisë Saudite po mbahet Takimi 42. i Përvitshëm i Këshillit të Guvernatorëve të Bordit Ekzekutiv të Bankës Islame për Zhvillim (IDB).

Përfaqësues i Turqisë në këtë mbledhje, ku marrin pjesë zyrtarë dhe përfaqësues diplomatikë të 57 vendeve anëtare, është zëvendëskryeministri për Ekonominë, Mehmet Shimshek (Mehmet Şimşek).

Gjatë fjalës së rastit në këtë takim, Mehmet Shimshek theksoi se bota në përgjithësi dhe rajoni i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në veçanti po ballafaqohen me probleme të rëndësishme si ngadalësimi i tregtisë globale, tendencat proteksioniste, prodhimi i ulët dhe tensionet gjeopolitike.

Pasi tërhoqi vëmendjen se 2016-a ishte një vit i vështirë për Turqinë si pasojë e zhvillimeve gjeopolitike dhe tentativës për grusht shteti, ndërmarrë më 15 korrik nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), Shimshek tha se shoqëria dhe ekonomia turke u sprovuan dhe vërtetuan edhe një tjetër herë rezistencën e tyre nën fokusin e të gjithë botës.

Vitin e kaluar – shtoi ai – norma e rritjes ekonomike të Turqisë ishte në nivelin 2,9 për qind dhe tashmë më të keqen e kemi hedhur pas shpine.

“Ritmi i ekonomisë turke po përshpejtohet dita-ditës duke u bërë përherë e më shumë dinamik. Turqia po fokusohet në reformat strukturore me një program reformash mjaft të zgjeruar për të fituar statusin e vendit me të ardhura të larta”, vlerësoi zv/kryeministri.

Shimshek sqaroi se Grupi i Bankës Islame për Zhvillim ka një partneritet të fuqishëm me Turqinë dhe siguroi se do të punojnë me të gjitha forcat për të garantuar vazhdimësinë e këtij raporti të shëndoshë.

Mes të tjerash, ai shprehu kënaqësinë e Ankarasë që projekti i parë spitalor i këtij grupi bankar me modelin e partneritetit publiko-privat po ndërtohet në Turqi.

“Kësisoj projektesh do të jenë një shembull mjaft i mirë për ndërtimin e të tjerëve të ngjashëm gjithashtu në vende të ndryshme të rajonit tonë”, përfundoi zv/kryeministri turk, Mehmet Shimshek.



Lajme të ngjashme