Eksportet turke në 2017-ën do të jenë mbi 155 miliardë dollarë

“Objektivi ynë për eksportet në vitin 2017 është 153 miliardë dollarë, por sipas parashikimeve eksportet do të realizohen mbi 155 miliardë dollarë”, tha ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi në një aktivitet organizuar në Stamboll.

Eksportet turke në 2017-ën do të jenë mbi 155 miliardë dollarë

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi) në fjalën që mbajti në mbledhjen e Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TİM), ku u publikuan rezultatet e Anketës së Tendencës së Eksporteve për vitin 2017 (Realizimet për Çerekun e Parë dhe Pritshmëritë për Çerekun e Dytë), tha se “Në fund të këtij muaji me përjashtim të arit, parashikojmë të realizojmë një rritje mbi 10% të eksporteve, madje deri në 15%”.

Lidhur me tregtinë dypalëshe me Rusinë Nihat Zejbekçi tha se tregtia është normalizuar, vështirësi ka vetëm në tregtinë e domates.

 

“Për ne nuk është fundi i botës nëse Turqia nuk eksporton domate në Rusi. Ata (rusët) kanë pretendime për të prodhuar domate në Rusi, por në këtë pikë, ashtu si në të kaluarën edhe sot ne nuk e pranojmë kurrë një fjalë të tillë si “mall i ndaluar”. E pranojmë me mirëkuptim edhe një masë që do të merret nga ana e tyre në drejtim të rritjes apo uljes së tarifave doganore. Prandaj në këtë proces ne do të presim dhe shikojmë se çfarë do të ndodhë deri në fund të majit. Kurse për më pas marrëveshja që kemi rënë dakord në parim është që të mos mbetet më asnjë pengesë në tregtinë ndërmjet dy vendeve”, u shpreh ministri Zejbekçi.



Lajme të ngjashme