Aeroporti i Trabzon-it thyen rekord me 114% të rritjes së numrit të pasagjerëve

Në rajonin e Detit të Zi Lindor, në numrin e udhëtarëve të huaj, në krahasim me vitin e kaluar është përjetuar një rritje rekord prej 114%.

Aeroporti i Trabzon-it thyen rekord me 114% të rritjes së numrit të pasagjerëve

Në rajonin e Detit të Zi Lindor, në numrin e udhëtarëve të huaj, në krahasim me vitin e kaluar është përjetuar një rritje rekord prej 114%.

Në këtë rajon ku vazhdimisht përjetohet një interes i lartë i turistëve të huaj, veçanërisht i atyre arabë dhe që rritet dita ditës, regjistrohet rritje edhe në numrin e pasagjerëve që përdorin rrugët ajrore.

Sipas të dhënave të Drejtorisë Shtetërore të Menaxhimit të Aeroporteve 4 muajt e parë të vitit të kaluar, numri i turistëve që erdhën në Trabzon ishte 8 mijë e 150 turistë. Ky numër sivjet duke u rritu 114% theu një rekord duke regjistruar 17 mijë e 411 turistë të huaj.

Në aeroportin e Trabzonit që vihet re një rritje tepër e madhe, ka shënuar rritje edhe trafiku i avionëve tregtarë dhe ai i transportit të mallrave.

Ndërkohë që numri i udhëtimeve të avionëve tregtarë në linjat e jashtme, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte 83, këtë vit arriti në 128.

Përsëri vitin e kaluar transporti i bagazheve, transportit të mallrave dhe postës në linjat jashtë shtetit ishte 189 ton, kurse sivjet duke treguar një rritje 108 % e përfundoi periudhën e katër muajve të parë me 393 ton.



Lajme të ngjashme